E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Krybashkiaku te vendose bashke me qytetaret per Tiranen

Dialogu “Iniciativa për Tiranën” është mbledhur sot në një takim të dytë në një panel me intelektualë të fushave të ndryshme të jetës, të cilët në një bashkëbisedim me kandidatin e “Aleanca për qytetarin”, për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha kanë diskutuar për problematikat e qytetit të Tiranës.
Në fjalën e tij kandidati mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha tha se në radhë të parë duhet të rikonceptohet marrëdhëniet mes kryebashkiakut dhe qytetarëve. Duke vënë theksin në dëgjimin e zërit të qytetarëve, Basha ka vlerësuar iniciativën e intelektualeve për dialogun në fjalë. “Kryesore është se në këtë iniciativë unë shoh preokupim”, tha Basha.

Ai theksoi se përkushtimi i tij është për një qeverisje transparente. “Platforma ime propozon një qeverisje të decentralizuar. Objektivat e qeverisjes duhet i shërbejnë objektivave të qytetarëve. Kam nevojë të dëgjoj zërin e qytetarëve. Kryebashkiaku ka nevojë për konsensus nga qytetarët. Konceptimi im për qeverisjen është për një bashkëqeverisje me grupet e interesit”, tha në fjalën e tij Basha. Nga ana tjetër ai tha se duhet një administratë profesione në bashkinë e Tiranës, për ti shërbyer sa më mirë qytetarëve.

Një pikë tjetër e platformës së kandidati Basha është çështja e zhvillimit ekonomik të qytetit dhe pika kryesore është punësimi i njerëzve.
“Pikëpamja ime është që kryebashkiaku i Tiranës nuk mund të ketë prioritet më të madh se sa zhvillimi i qytetit. Tirana këto vite ka njohur një dobësim të zhvillimit ekonomik. Për mua parësore do të jetë zhvillimi ekonomik dhe punësimi i qytetarëve. Do te ketë rrije dhe zhvillim të biznesit, i cili do të jetë promotor i punësimit.”, tha Basha

Ai nënvizoi se zhvillimi i infrastrukturës së qytetit është një pikë e programit, nga e cila do të punësohen shumë njerëz. “Ndërtimi i unazës së madhe, ndërtimi një tramvaje, parkime private. Investimet në infrastrukturë do të jenë promotorë të zhvillimit dhe gjenerimit të vendeve të punës, mbi 5.800 vende pune që në muajin e parë”, tha kandidati për kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Ai vijoi me një pikë tjetër të programit ajo e reduktimit të ngarkesës fiskale.

“Unë kam shprehur në platformën eliminimin disa taksave që mori dje mbështetje edhe të kundërshtarit tim, për reduktim të taksave, që synon nga 85 taksa të hiqen 60 taksa. Ulja e taksave i kursen biznesi të vogël 1.2 miliard lekë. Ulja e taksave do të sjellë 4000 vende të reja pune. Thithja e investime do të jetë pikë tjetër kryesore. Investimi në arsim dhe turizëm do të jenë prioritet për mua.”, tha Basha

Por një rëndësi të veçantë ai i ka kushtuar rigjallërimin e lagjeve të Tiranës dhe për këtë tha i duhet një rikonceptim i ri i marrëdhënieve me qytetarët, me qëllim që për Tiranën, kryebashkiaku të vendosë duke dëgjuar më parë zërin e qytetarëve. “Unë propozoj që qendër të planit të jetë rigjallërim i lagjeve. Koncepti i bashkëjetesës me qytetarët kërkon një rikonceprim të ri. Rikthimi i hapësirave të gjelbra është shumë i rëndësishëm. Tirana kryeqendër urbane, universitare, e artit kulturës dhe sportit, e gjelbër. Politika e gjelbër synon rikthimin e gjelbërimit në këtë qytet.”, tha Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›