Partitë e koalicionit vendosin për shtyrjen e regjistrimit
Dy partitë e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI kanë vendosur sot për shtyrjen e procesit të regjistrimit të popullsisë, të caktuar për muajin e ardhshëm.
Liderët e këtyre dy partive, Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti kane rene dakord për këtë në një takim të zhvilluar sot në Shkup.
Vendimi përfundimtar pritet të konfirmohet në seancën e paraparë të qeverisë për ditën e nesërme. Arsyetimet e shtyrjes së datës së regjistrimit të popullsisë janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Shtyerja e regjistrimit të popullsisë ka nxitur debate edhe nga partitë politike opozitare shqiptare, por edhe nga diaspora shqiptare, për shkak të periudhës së papërshtatshme për realizimin e këtij procesi.