E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partitë e vogla takim me Helmuth Lohan

Partitë e vogla u takuan sot me ambasadorin e Komunitetit Europian Helmuth Lohan. Në krye të diskutimeve dhe bisedave kanë qenë debatet e nxehta të politikës shqiptare për Reformën Zgjedhore dhe Ndryshimet Kushtetuese. Pas përfundimit të këtij takimi të nisur në orët e paradites kreu i Partisë Aleanca Demokratike Neritan Ceka duke folur për këtë takim tha se diskutuan më Lohan për standartet dhe për ndryshimet Kushtetuese, duke shprehur shqetësimin e partive të vogla për ndryshimet. Ai tha se gjetën mbështetjen e tij për çështjen e standarteve. Në këtë takim ishin të pranishëm partitë e vogla të cilat e kishin kërkuar vetë këtë takim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›