E Diel, 1 Nëntor 2026

Partitë e vogla të majta firmosin kërkesën për korrektim kombëtar të sistemit zgjedhor, mbështeten nga Rama

Share

Partitë e vogla të majta kanë firmosur sot një deklaratë të përbashkët, një ditë pas tryezës të organizuar për reformën zgjedhore.

Partitë e vogla të majta kanë firmosur me kryetarin e PS-së Edi Rama, kërkesën e tyre për korrektim kombëtar të sistemit zgjedhor, ndërsa pritet të shihet nëse PD do të mbështesë partitë e vogla të djathta për këtë nisëm.

Rama deklaroi dje në tryezën e partive të vogla se Partia Socialiste mbështet korrektimin kombëtar të sistemit zgjedhor, por shtoi se PS-ja nuk do të kushtëzojë reformën me ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“Nëse ka vend për të përmirësuar sistemin ne jemi dakord që të japim mbështetjen dhe kontributin tonë për një sistem të përmirësuar përmes një korrektimi kombëtar që u mundëson më shumë hapësirë dhe barazi në garë e në votë, partive parlamentare e jo parlamentare dhe atyre që hyjnë në garë për herë të parë, theksoi dje Rama.

Ndërkohë, Rama është takuar sot me aleatët ku janë të pranishëm kreu i PSD, Skënder Gjinushi, kreu i PDS-së, Paskal Milo, kreu i PDK, Nard Ndoka dhe kreu i PSV 91, Petro Koçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›