E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, tryeza e partive pa asnjë rezultat

Dje gjate tryezes

Dy partitë e mëdha angazhohen për korrektimin.

Rama: Kemi sistem demokratik, pro korrektimit.
Rusmali: Të gatshëm të diskutojmë ndryshimet

Tryeza e partive të vogla nuk solli asnjë rezultat konkret që do ti hapte rrugën nisjes së diskutimit për korrektimin e sistemit zgjedhor.  Të ftuar nga Partia Republikane dhe Partia Demokracia Sociale, 23 parti parlamentare dhe jashtëparlamentare, nga të dy koalicionet zgjedhore, debatuan rreth domosdoshmërisë së korrektimit të sistemit, pa ndërhyrë në Kushtetutë.
Partitë e vogla, pritnin një angazhim zyrtar me shkrim dhe jo vetëm verbal nga dy partitë e mëdha se do të nisin konkretisht këtë diskutim në komisionin e reformës zgjedhore. Por përfaqësuesit e dy partive të mëdha, kryesocialisti Rama dhe bashkëkryetari demokrat i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Ilir Rusmali, shprehën gatishmëri për të bërë korrektimet e nevojshme. Por, në fjalën e tij, Rama përsëriti se nuk do të vendosë veton nëse PD nuk do të pranojë korrektimin e sistemit zgjedhor. Korrektimi është një fjalë, por artikulimi i korrektimit ka 100 lloj mënyrash të mundshme. Në parim, përgjigja jonë për kërkesën që bëhet është: PO! Kaq e thjeshtë. Ne nuk e kushtëzojmë reformën zgjedhore me ndryshimin e sistemit. Për ne, themelore është që sistemi zgjedhor të funksionojë mbi bazën e standardeve ndërkombëtare, u shpreh Rama. Por kryesocialisti mori kritika nga aleatët e tij lidhur me sistemin. Për sa i përket vetë sistemit, çfarë nuk kemi dëgjuar, por një gjë është e sigurt: sistem zgjedhor antidemokratik nuk ka. Çdo sistem është demokratik. Nga maxhoritari i pastër përmes proporcionaleve të ndryshëm, deri te proporcionali i pastër. Çdo sistem është demokratik, deklaratë që u kundërshtua nga Paskal Milo, i cili foli për krim politik. Nuk themi se sistemi është antidemokratik, por ju e keni bërë të deformojë votën e shqiptarëve. Na vjen keq kur dëgjojmë këto fjalë nga kryetari i PS-së. Ne kërkojmë që të reflektojnë të dyja partitë, që të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në rast se ju do të vazhdoni të mbani një sistem që vazhdon të garantojë privilegje paraprake për ju dhe që apriori kërkon të pushkatojë parti të tjera pa hyrë ende në garë, ky është krim politik, kjo nuk është ndershmëri dhe politikë europiane, u shpreh Milo. Përfaqësuesi i PD, Ilir Rusmali, u angazhua se është i gatshëm të merret me propozimet e tryezës. Ka shumë rëndësi që përqasja të bëhet me një shpirt absolut konstruktiviteti. Nuk jemi duke kërkuar të plotësojmë tekat e njërit apo të tjetrit, kushdo qoftë, i madh apo i vogël. Jemi duke kërkuar përqasjen e vizioneve tona, shumë herë edhe të kundërta, por në interes të publikut. PD është e gatshme ti futet punës për të marrë në konsideratë propozimet e kësaj tryeze, u shpreh Rusmali. Ndërsa përfaqësuesi i LSI-së, zv.krye-ministri Edmond Haxhinasto, kërkoi barazi në konkurrimin e partive politike. Barazia në konkurrim, që të gjitha partitë politike të kenë mundësi të barabarta për të konkurruar. Parimi tjetër themelor është barazia e votës, që vota të ketë vlerën e saj të njëjtë, që zgjedhësit të kenë peshë të njëjtë, pavarësisht ku e hedh votën, deklaroi Haxhinasto.

Propozimet e partive të vogla
. Llogaritjen dhe shpërndarjen e mandateve, me qëllim korrektim proporcionalisht të votave për çdo subjekt zgjedhor

. Aplikim i një formule që realizon një ndarje të plotë proporcionale brenda koalicionit në nivel rajonal

. Korrektim për ndarjen e mandateve në nivel kombëtar

. Ulje e pragut elektoral në 2% të partive që konkurrojnë më vete dhe 4% për koalicionet

. Akses të plotë për vëzhgimin e procesit zgjedhor nga të gjitha subjektet konkurruese

. Regjistrimin e grupimeve zgjedhore brenda një koalicioni

. Regjistrimin e listave shumemërore të kandidatëve të koalicioneve

Petro Koçi
Kodi aktual legalizon vjedhjen me ligj të votave. Drafti i sotëm, për të bërë një korrektim kombëtar brenda koalicionit, është në kushtet e dëshpërimit. Është një përpjekje për të bërë një korrigjim të vogël për padrejtësinë që ky Kod krijon me barazinë e votës. Është e pamundur për të shëruar sistemin, sepse koniunktura politike e ka shumë të vështirë për të pranuar një ndryshim përmirësues dhe shërues të lojës dhe kodit politik në vend. Megjithatë, po të arrihet diçka është mirë për qytetarët në radhë të parë dhe jo për kryetarët e partive politike. Çështja ka lidhje me demokracinë, u shpreh kreu i PSV91.

Dashamir Shehi
Do ishte mirë të dëgjonim këta të mëdhenjtë se deri ku mund të shkojë kjo bla-blaja jonë, se duket se po xhirojmë bosh në vend. Kjo do ti jepte një karakter edhe më serioz propozimit. Ne si LZHK kemi 5 vjet që themi duam një proporcional kombëtar. Këtu na është vënë gjithnjë përpara Kushtetuta, por Kushtetuta nuk është ndonjë hata e madhe, mund të ndryshojë, ashtu siç ndryshoi radhën e kaluar brenda natës. Nëse nuk na duan dy partitë e mëdha, mjaftojnë të vendosin një prag, sikur dhe 1%, dhe të jeni të sigurt se 90% e kësaj tryeze nuk hyn në Parlament. Për mua më mirë ti marrë votat një parti dhe të qeverisi e qetë dhe pa qenë nevoja për akrobaci majtas-djathtas, u shpreh kreu i LZHK-së.

Paskal Milo
Ne nuk themi se sistemi është antidemokratik, por ju e keni bërë të deformojë votën e shqiptarëve. Na vjen keq kur dëgjojmë këto fjalë nga kryetari i PS-së. Ne u kërkojmë që të reflektojnë të dyja partive, që të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në rast se ju do të vazhdoni të mbani një sistem që vazhdon të garantojë privilegje paraprake për ju dhe që apriori kërkon të pushkatojë parti të tjera pa hyrë ende në garë, ky është krim politik, kjo nuk është ndershmëri dhe politikë europiane. I kërkojmë PD-së që të mbajë fjalën, pasi kryetari i saj është shprehur qartë se është për korrektim të sistemit zgjedhor, që tu japë atë që meritojnë partive të vogla, u shpreh kreu i PDS-së.

Ngjela rrëzon tryezën: Duket si lojë e Saliut

Spart

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›