E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama akuzon ballistët: Ishit me gjermanët, hanit pula

Rama dje gjatë tryezës së partive

Kreu i PS replikon me krerët e Ballit për periudhën e Luftës II Botërore.

Kryesocialisti replikoi dje me përfaqësues të dy partive të Ballit Kombëtar, duke iu rikthyer kohës së Luftës së Dytë Botërore.
Gjatë fjalës së tij në tryezën e djeshme me partitë e vogla politike për reformën zgjedhore, u desh vetëm një ndërprerje e fjalës së tij nga kreu i Legalitetit, Ekrem Spahia dhe ndërhyrjes së Artur Roshit, kryetar i Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat, që Rama të fliste për figurën e ballistëve me konotacion negativ. Sipas Edi Ramës: Çdo sistem është demokratik. Nga maxhoritari i pastër përmes proporcionaleve të ndryshëm, deri te proporcionali i pastër. Çdo sistem është demokratik. Por kreu i Legalitetit i ka kujtuar Ramës se edhe Enver Hoxha propagandonte për sistem demokratik zgjedhjesh.
O Eqrem, ti e the edhe vetë se në burg të ka funksionuar partia. Ti mos u qaj dhe mos më ndërprit. Po të ishe kaq i fortë, ndërprisje Enver Hoxhën jo mua, se unë jam pjesë e një tjetër epoke. Kështu erdhi puna, se edhe Balli Kombëtar kërkoi ndihmë nga parti të majta. Se mirë në kohën e Luftës ishit me gjermanët se kishit frikë, po sot nga kush keni frikë?!, iu kthye Rama kreut të Legalistëve. Në mbështetje të Spahiut doli dhe kreu i Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, i cili i kërkoi Ramës që të mos merret me pseudo-batuta. Me këto pseudo-batuta nuk funksionon. Flet me krenari se je pasardhësi i Enverit, u shpreh Roshi.
Në pamundësi për të mbajtur qetësinë në raste të tilla, Rama i kujtoi Roshit që të gjejë kurajë dhe ti drejtohet maxhorancës ku bën pjesë, dhe jo PS-së. Zakonisht ju hanit pula, lepuri ju ka mbetur në bark, se pulat i keni tretur. A ka mundësi të vazhdoj unë?, u shpreh Rama, duke e ndezur dhe më tej debatin përmes batutave me përfaqësuesit e Ballit dhe duke dalë nga tema e tryezës së partive për reformën zgjedhore. Kryesocialisti ndjeu dhe rezistencën e homologut të Roshit, Adriatik Alimadhit, kreut të Ballit Kombëtar, i cili i kujtoi Ramës se Partia e Punës ka krijuar viktimat e komunizmit. Ju lutem zoti Rama, një kryetar i një partie si ju, që ka gjysmat e votave të Shqipërisë, nuk mund të flisni me këtë gjuhë. Ju keni ngrënë koka njerëzish, keni tërhequr zvarrë njerëzit në burgje. Ty nuk të shkon të shprehesh kështu, lëri pulat. Këtu e gjete ti të flasësh për ballistët. Nuk të shkon kjo gjuhë. E ke shprehur edhe kur ishe kryetar bashkie me këtë gjuhë. Më kujdes kur flet për ballistët, u shpreh Alimadhi.
Replikat mes Edi Ramës dhe përfaqësuesve të Ballit Kombëtar vazhduan dje për disa minuta duke relaksuar të pranishmit, por duke rritur në të njëjtën kohë dhe tensionin mes bashkëbiseduesve. E kam pikë të dobët Ballin Kombëtar, iu përgjigj Rama, duke qeshur. Pse zgërdhihesh kështu, çfarë është kjo për ballistët që hanë pula, të njëjtën gjë bëri Partia Komuniste për 50 vjet. Vazhdon dhe flet edhe pas 22 vjetësh për pula dhe ballistët, u shpreh Alimadhi. Si për ti dhënë fund këtij debati disa minutësh, Rama iu përgjigj se skeni çfarë ti bëni kësaj pune, do tju shoqërojë ajo gjë. Unë skam asnjë inat, duke vazhduar më tej me argumentet e tij për reformën zgjedhore.

Replikat pas tryezës në Sheraton
Rama, Alimadhit: IK vazhdo të hash pula!

Debatet mes Ramës dhe ballistëve vazhduan edhe pas takimit. Në hollin e hotel Sheraton, kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, u përball me Ramën ku shkëmbyen dhe batuta. Nuk bëre mirë që fole në atë mënyrë për Ballin Kombëtar dhe historinë e tij. Nuk të takon ty, kryetar i Partisë Socialiste, një njeri që pretendon se je shkëput nga partia e vjetër, që të shprehesh këtë urrejtje, iu drejtua Alimadhi Ramës. Por, kryesocialisti pa asnjë pendesë i tha atij se askush nuk ia kufizon mendimet që ka për ngjarjet dhe njerëzit. Të të vijë turp që vazhdon dhe shprehesh kështu, gjithë ky burrë flet si të ishe 80 vjeç, komunist i orëve të para, iu përgjigj Alimadhi Ramës, jo pa nerv. Ik vazhdo të hash pula dhe mos më trego mua komunistët ti, ishte përgjigja e Ramës, në ikje e sipër nga ky debat.

Debati i tryezës me partitë e vogla
Ekrem Spahiu:
Fatkeqësi që pas 22 viteve flasim ende se si do të respektohet dhe numërohet vota e elektoratit shqiptar. PLL ka funksionuar në burgjet e diktaturës, ka funksionuar në diasporë dhe as mos tju shkojë në mendje se nuk do të funksionojë sot, pavarësisht nga mekanizmat që gjenden nga partitë e mëdha. Është rasti që në 2013-n të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme me shanse të barabarta për të gjitha partitë. Është në vullnetin e PD dhe PS se si do të jenë zgjedhjet e 2013-s. Ajo që ne kërkojmë është vetëm numërimi i votës që shqiptarët na kanë dhënë. Është mirë që dy partitë të shprehen nëse do ta garantojnë votën e lirë të shqiptarëve, apo jo.
Edi Rama: Për sa i përket vetë sistemit, çfarë nuk kemi dëgjuar, por një gjë është e sigurt: sistem zgjedhor antidemokratik nuk ka. Çdo sistem është demokratik. Nga maxhoritari i pastër përmes proporcionaleve të ndryshëm, deri te proporcionali i pastër. Çdo sistem është demokratik…
Ekrem Spahiu: Edhe Enver Hoxha, demokratik e kishte sistemin sipas tij…
Edi Rama: O Eqrem, ti e the dhe vetë se në burg të ka funksionuar partia. Ti mos u qaj dhe mos më ndërprit. Po të ishe kaq i fortë, ndërprisje Enver Hoxhën jo mua, se unë jam pjesë e një tjetër epoke. Kështu erdhi puna, se edhe Balli Kombëtar kërkon ndihmë nga parti të majta. Se mirë në kohën e Luftës ishit me gjermanët se kishit frikë, po sot nga kush keni frikë?!
Artur Roshi: Zoti Rama, po deshe të kthej përgjigje se kam kurajë. Votën, edhe pse mund të jetë transparente, smund ta marrësh ti përmes ligjit. Këtë ne duam të ndajmë, se si i merr ti ato vota. Mos na trego përralla. Edukatë morale këtu mos na bëj.
Paskal Milo: Zoti Roshi, ju lutem mos replikoni. Edhe ju zoti Rama vazhdoni pa replika.
Edi Rama: Unë nuk ndërpreva asnjeri.
Artur Roshi: Me këto pseudo-batuta nuk funksionon. Flet me krenari se je pasardhësi i Enverit.
Edi Rama: Zakonisht ju hanit pula, lepuri ju ka mbetur në bark, se pulat i keni tretur. A ka mundësi të vazhdoj unë?
Adriatik Alimadhi: Ju lutem zoti Rama, një kryetar i një partie si ju, që ka gjysmat e votave të Shqipërisë, flisni me këtë gjuhë. Ju keni ngrënë koka njerëzish, keni tërhequr zvarrë njerëzit edhe në burgje. Ty nuk të shkon të shprehesh kështu, lëri pulat. Këtu e gjete ti të flasësh për ballistët. Nuk të shkon kjo gjuhë. E ke shprehur dhe kur ishe kryetar bashkie me këtë gjuhë. Më kujdes kur flet për ballistët.
Edi Rama (qesh): E kam pikë të dobët Ballin Kombëtar.
Adriatik Alimadhi: Pse zgërdhihesh kështu, çfarë është kjo për ballistët që hanë pula, të njëjtën gjë bëri Partia Komuniste për 50 vjet!
Edi Rama: Nuk di kujt ti ankohem këtej nga krahu juaj. Zoti Madhi, a mund të vazhdoj? Mund ti mbash në rresht këta? Apo keni kontradikta mes jush?
Adriatik Alimadhi: Vazhdon dhe flet edhe pas 22 vjetësh për pula dhe ballistët.
Edi Rama: Skeni çfarë ti bëni kësaj pune, do tju shoqërojë ajo gjë. Unë skam asnjë inat.
Adriatik Alimadhi: Mos u shpreh më kështu, se është hera e dytë që merreni me pulat dhe ballistët.
Edi Rama: I paske shënuar? Po flas për çështjen që jemi mbledhur, askush smund të më censurojë përtej shakave që janë të pashmangshme kur ju kemi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›