E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi zgjedhor, mblidhen partitë e vogla, mungojnë Berisha-Meta

Share

Partitë e vogla nga e majta dhe e djathta, do të mblidhen sot në një tryezë për të bindur partitë e mëdha për të ndryshuar Kodin Zgjedhor.
Tryeza do të zhvillohet në orën 12:00 në hotel Sheraton ndërsa pritet që të marrin pjesë të gjitha partitë politike, përfshirë edhe dy partitë e mëdha PD dhe PS.

Nga selia rozë pritet të marrë pjesë kreu i saj, Edi Rama, ndërsa nga PD-ja do të jetë një përfaqësues i saj, pasi Berisha do të mungojë, për shkak se do të marrë pjesë në inagurimin e fillimit të punimeve të autostradës Tiranës-Elbasan. Mësohet se edhe Meta pritet që të mungojë në takim, sipas LSI, “për shkak të axhendës së ngjeshur”.

Të vegjlit do të paraqesin në tryezë tre propozime, të cilat kanë të bëjnë me korrektimin e sistemit zgjedhor, ndryshimin e pragut elektoral dhe lejimin e grupimeve të partive brenda koalicionit. Tryeza vjen një javë përpara se Komisionit të Reformës Zgjedhore t`i përfundojë mandati.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›