Partitë greke drejt nënshkrimit të koalicionit qeverisës
Greqi- Bisedimet për formimin e një qeverie në Greqi kanë hyrë në ditën e dytë mes presionit intensiv nga fuqitë botërore dhe tregjet financiare. Demokracia e Re, partia më e madhe që doli nga zgjedhjet e së dielës, tha se ka një marrëveshje me partinë e tretë, socialistët e Pasok.
Megjithatë të dyja preferojnë më shumë partnerë për të krijuar një qeveri të fortë. Prioriteti i saj i parë do të jetë marrëveshja e kreditimit e arritur me BE dhe FMN për të cilën të gjitha partitë duan që të rinegociohet. Gjermania dhe SHBA kanë lënë të kuptohet se mund të ketë disa lëshime në disa kushte.
Konservatorët e Demokracia e Re thanë të hënën se kishin një marrëveshje fillestare me Pasok pasi kreu i Demokracia e Re, Antonis Samaras mbajti një ditë takimesh dhe bëri thirrje për një qeveri të konsensusit kombëtar.
Një zyrtar i lartë i Demokracia e Re tha për agjencinë e lajmeve Reuters se një marrëveshje pritet së shpejti përfshirë Pasok dhe ndonjë parti të vogël majtiste. ‘Në do të përfundojmë marrëveshjen nesër, e martë, ne do të formojmë një qeveri. Pasok do të marrë më shumë pjesë së thjesht simbolikisht…Do të marrë pjesë aktivisht’- tha ai.
Analistët thonë se pyetja që do të mbërrijë pas formitit të koalicionit është sesa i fortë do të jetë ai pasi do të ketë shumë presion si nga brenda ashtu edhe nga jashtë vendit. Pasok ka thënë se dëshiron të ketë në koalicion edhe Syriza, partia e dytë në zgjedhje, por udhëheqësi i saj Alexis Tsipras e ka përjashtuar këtë opsion.
Në zgjedhjet e së dielës Demokracia e Re mori 129 vende në parlamentin me 300 deputetë, Syriza 71, Pasok vetëm 33 dhe E Majta Demokratike 17 vende. Fuqitë botërore i kanë kërkuar Greqisë të lëvizë me shpejtësi për të formuar një qeveri.
Dorina Bilbili/IDEA/
