Tony Blair sot në Kosovë: Nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit me dy universitete të Kosovës

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, viziton sot Kosovën. Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë do të vizitojë shkollën “Elena Gjika”, do të mbajë ligjeratën në Universitetin e Prishtinës "Besimin dhe globalizimin në botën moderne” dhe do të nënshkruajë memorandumin e mirëkuptimit me dy universitete të Kosovës.
Vizita e ish-kryeministrit britanik realizohet përmes Fondacionit të tij “Faith Foundation”, i cili do të ndihmojë dy universitete të Kosovës në promovimin e tolerancës dhe debatit kritik për rolin e feve në shoqëritë demokratike. “Tony Faith Foundation”, është themeluar nga RT. Hon Tony Blair në vitin 2008 dhe fokusohet në të kuptuarit e ndikimit të fesë në botën e sotme dhe angazhohet për respekt dhe mirëkuptim midis feve kryesore të botës.
Ish-kryeministri britanik, ka luajtur një rol kyç në fillimin e bombardimit të NATO-s ndaj forcave serbe në vitin 1999.