E Diel, 1 Nëntor 2026

Samaras nis negociatat për qeverinë e re. Papulias: As 1 orë pa qeveri

18-06-2012 / Gazeta 55

“Startojnë negociatat me liderët politikë, kreu i “Demokracia e Re” takim me presidentin Papulias

Kreu i Demokracisë së re, Antonis Samaras ka marrë mandatin nga presidenti Karolos Papulias për formimin e qeverisë së re. Në këtë kuadër, Samaras do të nisë që sot negociatat me liderët politikë në përpjekje për të formuar qeverinë ai është shprehur se nevojitet nje qeveri e shpetimit kombetar me afat të gjatë. Në prani të kamerave, presidenti Papulias iu drejtua Samaras duke thënë se “vendi nuk mund të qëndrojë as edhe një orë i paqeverisur”.
Me pas Antonis Samaras do të takojë kreun e SYRIZA, Aleksis Tipras, ndërsa në ora18:00 do të takojë kreun e PASOK, Evangelos Venizelos.
Mbrëmë Samaras pati një bisedë telefonike me Tsipras, ku ky i fundit e uroi për fitoren dhe i tha se “duhet të krijohet qeveria”. Kur kreu u pyet nëse Tipras do të jetë në opozitë, u përgjigj “padyshim”.
Nëse Samaras nuk do arrijë të firmosë me asnjë nga dy partitë (PASOK dhe të majtën demokratike), atëherë mandati që të formojë qeveri i kalon Aleksis Tsipras dhe nëse as ky nuk do të mundet, i fundit e merr Evangelos Venizelos i PASOK.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›