E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja mban në ankth, Italia kualifikohet në çerekfinalet Euro 2012

—-Nga Rozalb Lika—-

Në natën e mbrëmshme janë zbuluar edhe dy skuadrat çerekfinaliste që do dalin nga grupi B. Italia ka arritur të mund 2-0 Irlandën e Trapatonit dhe të sigurojë një vend në fazën tjetër. Spanja vuan, krijon lojë pak raste por në fund ja del të kualifikohet.

Spanjollët kanë qëndruar në ankth deri në momentin kur Navas pas një pasimi të Iniestës dërgon topin në rrjetë. Nuk ka pasur asnjë kompromis mes Spanjës dhe Kroacisë.

Ndeshja është karakterizuar nga një garë e fortë sportive, spanjollët dominojnë lojën,por nuk janë shumë konkret. Kroatët janë të rrezikshëm dhe vënë jo pak herë në gadishmëri Kasijasin. Emocionet ishin të mëdha deri në minutat e fundit pasi një gol i Kroacisë do ta kthente në shtëpi Del Bosken dhe skudarën e tij. Iberikëve u mjafton edhe një gol i Navas për të kaluar në fazën tjetër të parët.

Shumë polemika, ankth për Italinë para fillimit të ndeshjes me Spanjën. E gjithë mendja ishte e përqendruar tek puçi që po qarkullonte në faqet e para të gazetave dhe të mediave çdo ditë. Në fushë Italia reagoi si një skuadër e vendosur mirë që diti t’i menaxhojë në mënyrën më të mirë rastet e krijuara. Golin e parë për italianët e shënoi Kasano në minutën e 35-të, i harruar në zonë nga kroatët mi i shkurtri nga skuadra italiane e dërgon topin në rrjetë. Më pas skuadra e Prandellit është më e qetë, luan mirë, rrezikohet pak nga irlandezët. Baloteli i hedhur në fushë pjesën e dytë shënon një gol të çmendur që vetëm ai di t’i bëjë. Pas një goditje këndi, Baloteli në gjysmërrafeshat godet mjaft bukur duke ja bërë të pamundur detyrën Givenit.

Nga këto dy ndeshje mësuam që nuk ka puç, kuptuam që kampionia e botës dhe Evropës luan me dinjitet dhe në fund morëm mesazhin se sporti mund të bëj edhe pa baste. E para e grupit D do të ndeshet me të dytën e grupit D, ndërsa e dyta e grupit C me të parën e grupit D. Ndeshjet për grupin D do zhvillohen sonte dhe ku favorit janë Franca dhe Anglia. Duele spektakolare priten në çerekfinale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›