PD: Edi Rama po humb shansin
Deputetet e Partise Socialiste duhet te votojne ne mbeshtetje te reformave qe kerkon integrimi i vendit. Ky ishte qendrimi qe shprehu dje ministria e Integrimit, njekohesisht zedhenesja e qeverise, Majlinda Bregu ne lidhje me legjislaturen e ardhshme parlamentare, qe nis ne muajin shtator. Sipas ministres se Integrimit, fryma konsensuale e partive te medha politike, per miratimin e ligjeve te rendesishme, nuk ka arsye pse mos te vazhdoje edhe me deputetet e sapozgjedhur te Parlamentit shqiptar. "Do te ishte shume mire qe kjo fryme e pergjithshme konsensuale e perfaqesuar, e qene prezent dhe e konfirmuar ne parlament edhe ne legjislaturen qe sapo perfundoi, te jete ne linjen e vazhdimesise edhe per deputetet e PS-se, te cilet do te jene ne Parlament", theksoi Bregu. Ne kuader te bashkepunimit te mazhorances me opoziten per rrugen e gjate qe e pret vendin, ne kuader te integrimit ne Bashkimin Evropian, Ministria e Integrimit gjen rastin t'i beje thirrje kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama "te lere menjane egon e tij personale". Sipas zedheneses se qeverise, eshte e udhes qe partia me e madhe ne opozite dhe kryetari i saj, te njohin institucionet e dala nga zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Dhe nje nder pikat me nevralgjike eshte rezultati i zgjedhjeve, ku Ministrja e Integrimit shprehet se pranimi i rezultatit te zgjedhjeve dhe njohja e institucioneve qe keto zgjedhje krijuan, eshte shume i rendesishem per procesin e integrimit te vendit. "Edi Rama, me mosnjohjen e zgjedhjeve jo vetem qe ka humbur nje shans per te qene pjese e te ardhmes politike ne Shqiperi, por ai dhe partia e tij, humbasin edhe shansin per t'u vleresuar edhe per kete proces, qe eshte procesi me jetik per vendin tone", deklaroi Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu. Por Bregu ka vleresuar si te rendesishem faktin se nje parti e majte, qe eshte Levizja Socialiste per Integrim, tashme eshte pjese e koalicionit te djathte qeverises. Sipas Bregut, ky bashkepunim jep shembullin me te mire te konsensusit qe duhet te gjendet mes forcave politike, per te ndikuar pozitivisht ne integrimin e metejshem te vendit ne BE. "Besoj se do te jete nje koalicion i cili do te funksionoje suksesshem, per ta afruar vendin sa me mire sa me cilesisht dhe sigurisht edhe me shpejtesi, e cila do te varet nga ne prane BE", u shpreh bregu. Sipas saj, koalicioni PD-LSI, ka arsye te forta per te rezultuar i suksesshem, pasi integrimi i vendit eshte ne krye te axhendes te qeverise. Njeheresh, per te, eshte i domosdoshem roli i nje opozite konstruktive ne Kuvend dhe ne jeten politike te vendit, ne funksion te reforma integruese.
Konsensusi
Partia Demokratike se bashku me Partine Socialiste kane ditur te gjejne konsensusin e nevojshem per reformat e integrimit, gjate legjislatures se kaluar parlamentare. Rasti me tipik eshte bashkimi i votave per miratimin e Kodit te ri Zgjedhor.
Konsensusi
Partia Demokratike se bashku me Partine Socialiste kane ditur te gjejne konsensusin e nevojshem per reformat e integrimit, gjate legjislatures se kaluar parlamentare. Rasti me tipik eshte bashkimi i votave per miratimin e Kodit te ri Zgjedhor.