Partitë me vlerësime pozitive për bashkëpunimin me Kosovën
A mundej më shumë të bëhet, me siguri se po. Vlerësoj se shkëmbimi tregtar nuk është në nivelin që duhet të jetë meqë objektivisht zhvillimi i rajonit në përgjithësi në pjesën e energjetikës është i lidhur me të gjitha resurset që i ka Kosova. Mendoj se Maqedonia në të ardhmen këtu duhet të bëjnë më shumë, deklaroi Vllado Buçkovski, deputet i LSDM-së. Ndërkohë, mesazhe urimi krerëve të institucioneve të Kosovës, i kanë dërguar edhe partitë tjera politike. Kosova e fitoi atë qe e meritoi shumë më herët, por tani kërkon që të jetë pjesë e strukturave euro-atlantike, dhe unë shpresoj se Ju, edhe këtë ëndërr të shqiptarëve të Kosovës do ta realizoni, thuhet në urimin e Kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi dërguar presidentit, Fatmir Sejdiu. Telegram urimi ka dërguar edhe Demokracia e Re.