Partite shqiptare pergatiten per festimet
Partite politike shqiptare ne Maqedoni kane filluar pergatitjet per festen e pavaresise se Kosoves. Pavaresia e Kosoves e cila pritet qe te shpallet te dielen ose te henen do t'i gjeje ne nje ambient festiv lideret e partive politike shqiptare, por edhe anetaret e Kryesise Qendrore pasi sic thane ata, eshte nje pritje shekullore dhe nje aspirate e te gjithe shqiptareve. Nenkryetari i BDI-se, Rafiz Haliti, theksoi se per festen e pavaresise, BDI do te organizoje aktivitete te ndryshme kulturore ne Shkup si dhe nje koktej ne te cilin do te jete i ftuar edhe trupi diplomatik ne Maqedoni. "Ne pergatitemi per festimin e pavaresise, ne cdo qytet, ne cdo lagje, ne cdo fshat. Ne pergatitemi qe diten e shpalljes se pavaresise se Kosoves te gjithe shqiptaret te festojne se bashku”, theksoi deputeti i BDI-se, Rafiz Haliti.
Kreu i BDI-se, eshte prononcuar disa here per mediat se festa e pavaresise do te shenohet ne menyre madheshtore edhe ne Shkup. Rafizi ka theksuar se “Ali Ahmeti diten e shpalljes se pavaresise se Kosoves do te jete ne Shkup dhe do te festoje se bashku me shqiptaret ketu sepse ky do te jete akti qe do te permbushe aspiraten e gjithe e shqiptareve”, deklaroi Haliti duke shtuar se me shpalljen e pavaresise do te realizohet nje enderr e gjeneratave te tera dhe amaneti i deshmoreve te kombit. Ndryshe nga Ahmeti, lideri i Bashkimit Demokratik Shqiptar (BDI), Bardhyl Mahmudi diten e shpalljes se pavaresise se Kosoves do te jete krah miqve te tij te vjeter ne Prishtine.
“Per kete kam edhe nje ftese zyrtare per te marre pjese ne festime se bashku me miqte e vjeter ne Prishtine. Nga BDSH ne Prishtine do te shkoje edhe Bilal Sherifi ndersa paraprakisht do te mbajme edhe nje konference shtypi solemne ne Shkup, me rastin e shpalljes se shtetit te ri shqiptar", theksoi Mahmudi. Ne Prishtine pritet te udhetojne edhe Harun Aliu nga Alternativa Kombetare dhe Hysni Shaqiri nga Bashkimi Demokratik Kombetar. Ne menyre te organizuar per te pritur pavaresine e Kosoves ne Prishtine pritet te udhetoje edhe Partia per Prosperitet Demokratik. Sipas zedhenesit te kesaj partie Arianit Hoxha gjithe kryesia qendrore e kesaj partie do te shkoje ne Prishtine. “Lideri i PPD-se se bashku me kryesine qendrore te kesaj partie do te udhetoje per te Prishtine per te marre pjese ne manifestimet qendrore me rastin e shpalljes se pavaresise se Kosoves” theksoi zedhenesi i PPD-se, Arianit Hoxha. Programin festiv per te festuar Pavaresine e Kosoves, nuk e ka publikuar vetem Partia Demokratike Shqiptare.