Autostrada, fondet dhe projekti gati
Blerina Hoxha
Shkodra dhe gjithe Shqiperia pritet te lidhen nepermjet nje autostrade bashkekohore shume shpejt pasi, projekti dhe fondet jane gati. Kompania Sintagma & SES, ne nje ceremoni zyrtare i ka dorezuar dje projektin e nje prej rrugeve me te rendesishme kufitare, Shkoder-Hani i Hotit. Te pranishem ne prezantimin e projektit ishin ministri i PPTT, Sokol Olldashi, zv/ambasadori italian, Francesco De Luigi, drejtori i kooperacionit italian, Flavio Lovisolo, kryetari i Bashkise se Shkodres, Lorenc Luka. Segmenti do te futet shume shpejt ne procedura tenderimi dhe parashikohet te perfundoje gjate nje periudhe 20-mujore nga data e fillimit te punimeve.
Ky segment rrugor ka nje gjatesi prej 39,5 km nga te cilat, 6,5 km jane ne zonen urbane, ne qytetin e Shkodres dhe 33 km ne zonen ekstraurbane, e cila fillon nga dalja e qytetit te Shkodres deri ne piken doganore te Hanit te Hotit dhe kalon ne zonat Koplik dhe Bajze. Rruga do te kete nje gjeresi prej 10,5 metra linear me 2 korsi kalimi dhe 2 bankina anesore. Nga projektuesi eshte parashikuar qe ne zonat urbane, ku kalon gjurma e rruges, te merren parasysh nderhyrjet ne rrjetin e drenazhimit, ndertimi i trotuareve, pajisja me ndricim etj. Sipas projektit te pergatitur nga firma Sintagma & SES, segmenti do te pershkoje qytetin e Shkodres duke vijuar deri ne kufirin malazez permes territoreve te Koplikut dhe Bajzes. Mirepo deri ne fillimin e punimeve, projekti do te kaloje ne hallkat borukratike, sic eshte miratimi i tij ne Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve ne Keshillin Teknik dhe me pas ne KRRTRSH. Me pas vijojne procedurat e konsultimeve publike ne zonen e Shkodres dhe mbas miratimit do te filloje procesi i prokurimit, i cili do te percaktoje firmen qe do te ndertoje kete segment. Ndertimi i saj permbush nje nga prioritetet e qeverise per infrastrukturen rrugore. Ky projekt financohet nga qeveria italiane nepermjet kooperacionit italian me vlere 21700000 euro, nga te cilat 20600000 euro jane planifikuar per ndertimin e rruges, ndersa 1100000 euro per projektin dhe supervizimin e saj.