Basha, mbeshtetje per AMBO-n
Ministri i Jashtem, Lulzim Basha, mori pjese ne takimin e ministrave te Jashtem te organizates se Bashkepunimit Ekonomik te Detit te Zi dhe BE, i mbajtur ne Ukraine. Ne kete takim, Shqiperia mori konfirmimin per financimin e naftesjellesit Burgas-Vlore, si nje projekt madhor energjetik per rajonin dhe vendet qe ai pershkon. Projekti AMBO do te financohet nga fondi prej 1 miliard eurosh qe u miratua ne kuader te bashkepunimit dhe koordinimit te politikave te perbashketa mes BE dhe BSEC per te financuar projekte te shumellojshme ne transportin rrugor dhe detar, energji, komunikacione dhe ne fushen e tregtise, per nje periudhe kohore nga viti 2008-2012. F.M