E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Eagle Mobile” realizon telefonaten e pare

Kompania “Eagle Mobile” ka njoftuar me sukses realizimin e telefonates se pare. Lajmi eshte njoftuar dje ne nje komunikate zyrtare te kompanise. Telefonata u realizua gjate testimit te provave teknike qe po aplikon kompania deri ne momentin zyrtar te ofrimit te sherbimit me 13 mars. Burimet zyrtare te kompanise njoftojne se, “Eagle Mobile” sjell ne Shqiperi sistemin me te fundit te teknologjise celulare te faturimit te thirrjeve ne celular, mesazheve te shkurtra (SMS) dhe internetit, dhe padyshim e ben sistemin me te sigurt dhe te besueshem. Kjo do te ndikoje ne transparencen e faturimit te trafikut telefonik qe do te bejne perdoruesit e “Eagle Mobile” ne te gjithe vendin.
Burimet brenda kompanise pohojne se aktualisht jane duke u vendosur antenat ne zonen Tirane-Durres, ku fillimisht pritet te ofrohen sherbimet celulare ne prefiksin 067. Fillimisht sherbimet do te ofrohen rajonin Tirane-Durres dhe me pas ne te gjithe Shqiperine.
Kompania e trete celulare ne vend, me privatizimin e Albtelekomit i kaloi shoqerise se telekomunikacionit CETEL, e cila eshte pjese e grupit Calik Holding. Tashme 76 per qind te aksioneve i zoteron konsorciumi i perbere nga Grupi CALIK dhe Turk Telekom. Ndersa 80 per qind te aksioneve brenda konsorciumit te quajtur me emrin e ri CT Telekom, zoterohen nga CETEL dhe 20 per qind nga Telekomi turk.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›