E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mimoza Sofroni Ligji eshte keqkuptuar

Mimoza Sofroni drejtoresha per artin dhe kulturen ne MTKRS flet pas reagimeve te pjesemarresve ne Komisionin e Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik ne lidhje me projektligjin Per Artin. Ajo u jep pergjigje pikave mbi zbatueshmerine e tij mandatin bordet modelet dhe nese do te merren parasysh pikat e reja mbi te cilat u debatua.

Pjesa me e madhe e artisteve dyshojne nese ky ligj i ri do te jete i zbatueshem duke e krahasuar me ligjin e meparshem.

Ligji do te zbatohet sepse ne pothuajse i kemi bere gati edhe strukturat si per qendren estraden cirkun qe do te futen si institucione te reja ashtu edhe per VKM-te per shperblimin e cilesise artistike. Une i vleresoj dhe mirepres sugjerimet e artisteve por nuk mund te jem dakord me gjithe sa ata thone per individet qe hartojne ligjin apo kundrejt atyre qe kane qene aktoret e interesuar dhe qe jane thirrur ne disa takime ne lidhje me kete ligj te ri Per Artin. Tani ata kerkojne modele anglosaksone modele te Perendimit ne nje kohe qe menyra dhe mentaliteti i te vepruarit ne institucionet tona eshte ende lindor dhe ndryshimi nuk mund te jete kaq i kollajshem. Me vjen keq qe ne diskutime ne dalim vetem si burokratet qe merremi me hartimin e ligjit por ne jemi me te zhveshur se kushdo nga cdo lloj interesi profesional.

Diskutimet u ndalen gjate te krijimi i Qendres Kombetare te Artit. Pse u vendos qe projektet e medha ti mbeten serish ministrise

Ka nga ata artiste qe ende nuk e kane te qarte se si do te funksionoje Qendra e Artit. Secila fushe e artit do te kete nje bord perkates i cili eshte edhe vendimmarres ne menyre qe procedurat e perzgjedhjes se projekteve fituese te jene transparente. Madje na del edhe nje problem i madh per sa i perket perberjes se bordeve ne menyre qe te mos krijohen konflikte interesi sepse jane 120 shoqata e te gjitha aplikojne ne Ministrine e Kultures e te gjitha kane konflikte interesi. Eumlshte i pakuptueshem pretendimi i artisteve qe Ministria e Kultures te mos kete asnje fond per aktivitetet sepse ky fond nevojitet per implementimin e politikave me esenciale ne fushen e kultures dhe per kremtimin e aktiviteteve te rendesishme. Por jam dakord qe te kete nje perqindje te percaktuar mes fondit qe do ti shkoje qendres se artit dhe atij qe do te mbetet ne ministri.

A do te merret parasysh sa u diskutua ne komision

Patjeter. Do te propozoj edhe nje takim tjeter me komunitetin e artisteve para se te me therrase serish komisioni.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›