Partizani-Elbasani, "ethe" renie per dy ekipe te medha
Partizani dhe Elbasani do te zhvillojne mes tyre nje ndeshje, qe do te jete percaktuese, per fatet e seciles prej tyre. Ekipet me nje histori te madhe ne futbollin shqiptar, sidomos Partizani, rrezikojne renien ne nje kategori me poshte. Trajneret, Duro i Partizanit dhe Shehi i Elbasanin, kane nisur te bejne llogarite secili me nga nje fitore, per t'i shpetuar renies, ose ndeshjes "play-out". Lushnja do ta kete me te veshtire synimin e saj, ne Shkoder, kurse Besa do te prese Apolonine, qe kerkon gjithashtu t'i shpetoje renies ne nje kategori me poshte. Ballshiotet do te kene nje favor, ne sfiden e sotme ndaj Shkumbinit, duke qene se do te luajne ne fushe asnjanese. Pas perfundimit te javes se parafundit te Kategorise Superiore, do te mesohen edhe ekipet qe rrezikojne renien dhe ato qe pritet te luajne ne ndeshje "play- out". Per sa i perket titullit kampion, Tirana dhe Vllaznia, nje jave me vone, do te diskutojne trofeun, ne nje ndeshje direkte, ne kryeqytet.