E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani-Teuta, sfidë shkollash të kuqe: Lika-Starova

Nga Franc Hoxha

Albania-Sport (As) - Partizani-Teuta është kryendeshja e javës së 13-të të Kategorisë Superiore, ku të formacionet kanë mbi "shpinë" 16 trofe kampionësh. Një sfidë midis dy ekipe qe renditen në katër ekipet më të mira të Superligas për edicionin 2006-2007, të shkëputur 3 pikë nga njëri-tjetri me 3 pikë: Teuta, 22 pikë (vendi i dytë), Partizani, 19 pikë (vendi i katërt). Ballafaqimi i fundit midis dy ekipeve në "Niko Dovana", që përkon edhe me ndeshjen e javës së dytë të fazës së parë të Kampionatit të 68-të Kategorisë Superiore u myll në barazim 0-0. TEKNIKËT: MIQ DHE "ARMIQ" Ballafaqimi Partizani-Teuta konsiderohet edhe si një duel brenda "llojit". Të dy teknikët, si Hasan Lika i Partizanit ashtu dhe Sulejman Starova i Teutës kanë dalë nga shkollla e Partizanit. Madje, për koincidencë, Starova është fituesi i fundit i titullit kampion të Partizanit (1992-1993), ndërsa Hasan Lika ka fituar në drejtimin e Partizanit, Kupën e Shqipërisë në vitin 1997. Kuriozitetet mbi dy trajnerët, dikur trajner e ndihmës te Partizani, bëhen më intriguse, boll të kujtosh se Hasan Lika ka qenë i përkedheluri i presidenitit te Teutës, Edmond Hasanbelliu, ndërsa Sulejman Starova, sezonin e fundit e mbylli si trajner i Partizanit. TË KËNAQUR ME KUALIFIKIMIN Partizani, rikthehet në sdidën me Teutën më i qetë psikologjikisht pas fitores së cmuar në Fier me Apoloninë (2-0) dhe kualifikimit të lehtë me Lushnjën në Kupën e Shqipërisë. Durrsakët nga ana e tyre, dy ndeshjet e fundit për kampionat dhe kupë arritën dy barazime pa gola: me Dinamon (0-0) në kampionat dhe me Apoloninë (0-0) në Kupë. Të dy ekipet ndodhen në të njëjtin grup të Kupës, dhe nesë arrijnë të kualifikohen me kundërshtarët e tyre do të përplasen në gjysmëfinalet e e muajit prill 2007. Teuta, madje në sfidën me Apoloninë aktivizoi vetëm për 45 minutat e pjesës së dytë, sulmuesin më të mirë të saj, Daniel Xhafaj, ashtu sic bëri Partizani me kapitenin e tij, Dorian Bylykbashi, që luajti vetëm 45 minutat e parë kundër Lushnjës. 6 FUTBOLLISTË ME DY FANELA Portieri i Partizanit, durrsaku Orges Shehi do të përballet me ekipin që e ka rritur si futbollist, Teutën. Por listës së ish-ëve duhet t'i shtosh edhe mesfushorin Dritan Babamusta, dikur i Teutës dhe sot i Partizanit. Në kampin e "djemve të detit", fanelën e Partizanit e kanë veshur mbrojtësit Maringlen Kapaj e në fillimet e tij dhe Endri Vrapi. Një përvojë të shkurtër dy javore me Partizanin, ka luajtur edhe sulmuesi i njohur Bledar Mancaku si dhe mbrojtësi beratas Arjan Zëre, të përjashtuar nga presidenti i Partizanit, Albert Xhani në fillimin e sezonit 2004-2005. ASNJË HUMBJE NË 12 JAVË Teuta është ekipi i vetëm që nuk pësuar asnjë humbje në 12 javët e zhvilluara të këtij sezoni, dhe këtë rekord dëshiron ta përmirësojë akoma më shumë në ballafaqimin me Partizanin në "Qemal Stafa". Madje, duke parë edhe statistikat e dobëta të skuadrës së Albert Xhanit në shtëpi dhe ambiciet për trofe, durrsakët e presidentit Edmond Hasanbelliu do të synojnë me ngulm fitoren, që në Tiranë u mungon "djemve të detit" prej më se tetë sezonesh, që nga ai 1988-1999. Ajo duhet shtuar për formacionin e Starovës, është se për momentin Teuta ka mbrojtjen më të mirë në kampionat, ne vetëm 8 gola të pësuar në 12 takime (0.66 gola për ndeshje), ndërkohë që Partizani ka pësuar 11 gola (0.91 gola për ndeshje). RENDITJET BRENDA Cuditërisht, Partizani është një nga dy ekipet që ka mundur të grumbullojë më pak pikë në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi: vetëm 7 pikë në gjashtë ndeshje (e fundit Besa, 4 pikë në 6 ndeshje), ndërkohë që këtë Teuta në këtë tregues specifik renditet në vendin e shtatë me 10 pikë në 6 ndeshje. Bilancit i Partizanit në 6 ndeshjet e shtëpisë: 2 fitore, 1 barazim, 3 humbje. RENDITJET JASHTË Cuditërisht, Partizani në këtë renditje specifike është një nga dy ekipet që kanë grumbulluar me shumë pikë. Së bashku me Teutën, kundërshtaren e radhës, në 6 ndeshjet e zhvilluara jashtë shtëpisë kanë grumbulluar nga 12 pikë. Të dy ekipet kanë fituar 3 nga gjashtë takimet, si dhe kanë barazuar në 3 ballafaqime të tjera. Bilanci i Teutës në 6 ndeshjet jashtë shtpëisë: 3 fitore, 3 barazime. * * * FAZA E PARË Teuta - Partizani 0-0 E diel, 10 shtator 2006, ora 15:00, në stadiumin "Niko Dovana" të Durrësit. Teuta: Kapllani, A.Duro, Vrapi, Tetova, Kapaj, Bespalla (Kuli 60'), Idrizovic (Kote 75'), Buna, Devolli, Mancaku (Gega 87'), Xhafaj. Tr. S.Starova Partizani: Shehi, Kardek, Ndreka, Beqiri, Babamusta, Gjyla, Hallaci, Dhembi, Karapici (Tafaj 80'), Abilaliaj (Bulku 65'), Progri (Malindi 76') Tr. N.Bajko Gjyqtarë: L.Jemini (Tiranë), E.Pjetrushi, E.Bicaku (Librazhd) Vëzhgues: P.Aliko (Vlorë) Kartona të verdhë: Mancaku, Xhafaj/ Beqiri, Karapici, Progri Karton i kuq: Albert Duro -------------------------------- NDESHJET E FUNDIT PARTIZANI-TEUTA SEZONI 2006-2007 Partizani-Teuta, 25/11 Teuta-Partizani 0-0 * * * SEZONI 2005-2006 Teuta-Partizani 1-0 Partizani-Teuta 4-1 Teuta-Partizani 1-2 Partizani-Teuta 3-0 * * * SEZONI 2004-2005 Partizani-Teuta 1-0 Teuta-Partizani 1-2 Partizani-Teuta 2-1 Teuta-Partizani 0-1 * * * SEZONI 2003-2004 Partizani-Teuta 2-1 Teuta-Partizani 2-1 Partizani-Teuta 3-1 Teuta-Partizani 1-1 * * * SEZONI 2002-2003 Partizani-Teuta 0-0 Teuta-Partizani 1-2 * * * SEZONI 2001-2002 Teuta-Partizani 1-1 Partizani-Teuta 1-1 * * * SEZONI 1999-2000 Teuta-Partizani 4-0 Partizani-Teuta 2-0 * * * SEZONI 1989-1990 Teuta-Partizani 2-0 Partizani-Teuta 1-1 BILANCI: 21 ndeshje; 11 fitore Partizani, 6 barazime, 4 fitore Teuta. Golat: 29:19. --------------------- SKEDAT E EKIPEVE PARTIZANI Themeluar: 1946 Pjesëmarrje në kampionate: 58 herë Ndeshja e parë: 1947 Kampionate të fituar: 15 Kupa të fituara: 15 Superkupa të fituara: 2 Uniforma zyrtare: E kuqe Trajner: Hasan Lika Zëvendëstrajnerë: Dashamir Gëzdari Sekretar klubi: Bujar Labinoti President: Albert Xhani Renditja, sezoni 2005-2006: Vendi i 4-t -------- TEUTA Themeluar: 1920 Pjesëmarrje në kampionate: 66 herë Ndeshja e parë: 1930 Kampionate të fituar: 1 Kupa të fituara: 3 Superkupa të fituara: 0 Uniforma zyrtare: Blu Trajner: Sulejman Starova Zëvendëstrajnerë: Gentjan Begeja, Kujtim Shtama Sekretar klubi: Eduard Salillari President: Edmond Hasanbelliu Renditja, sezoni 2005-2006: Vendi i 8

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›