E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani-Tirana, në bilbilin e ndërkombëtarit Janku

Gjyqtari ndërkombëtar Albano Janku do të drejtojë supersfidën Partizani-Tirana, e vlefshme për Javën e 5-të të Kategorisë Superiore.
Partizani pas katër javësh kryeson kampionatin me 10 pikë (3 fitore dhe 1 barazim), ndërsa Tirana ndodhet në vendin e tretë me 8 pikë (2 fitore dhe 2 barazime). Takimi, i cili do të luhet ditën e shtunë në orën 19:00 në Stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa", mund të sjellë përmbysje në tabelë, në rast se Tirana do të fitojë ndeshjen, por dhe të shkëpusë të "kuqtë" e Bajkos pesë pikë nga rekordmenët bardheblu.
Gjyqtari i FIFA-s, Albano Janku ka gjykyar gjatë katër javëve të para të këtij sezonin ndeshjet: Elbasani-Tirana 2-2 dhe Luftëtari-Dinamo 2-0.
Dinamo-Shkumbini, një tjetër ndeshje tërheqëse, ku surpriza e këtij kampionati, skuadra peqinase që drejtohet nga ish-trajneri i Dinamos, Vasil Bici do të përballet për herë të parë me një skuadër kryeqytetase, Dinamo e teknikut aktual Faruk Sejdinim që sezonin e kaluar e mbylli si trajner i Shkumbinit. Kjo ndeshje shumë e rëndësishme për fatin e mëtejshëm të teknikut blu (vetëm 3 pikë nga 12 të mundshmet) do të gjykohet nga Pajtim Lapi. Lapi ka gjykuar vetëm një ndeshje gjatë këtij sezonin, atë midis Partizanit dhe Luftëtarit (3-1).

KATEGORIA SUPERIORE
PARTIZANI-TIRANA
Albano Janku, Avdo, Maloku
VLLAZNIA-ELBASANI
Sokol Jareci, Zhuli-Molla
KASTRIOTI-FLAMURTARI
Lorenc Jemini, Pjetrushi-Koreshi
DINAMO-SHKUMBINI
Pajtim Lapi, Miho-Guranjaku
APOLONIA-BESA
Sokol Cekaj, Shima-Mali
TEUTA-LUFTËTARI
Mentor Sopjani, Rexha-Doda

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›