Dënime “dyshe” për Beharin dhe Ishkën

Federata Shqiptare dha sinjalin se nuk do të tolerojë më asnjë shkelje apo incident në fushat e futbollit. Ja dhe denimet e tjera
SUPERLIGA
Lojtarët Ardi Behari i Flamurtarit dhe Sokol Ishka i Dinamos për fyerje të arbitrit në bazë të neneve 25, 14 e 19 të KDS dënohen me nga dy ndeshje pezullim seicili.
Lojtari i KF "Kastrioti", Gabriel Auia për goditje të kundërshtarit në bazë të neneve 25/1 e 4/6 të KDS dënohet me katër ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Kategoria e Parë
TEPELENA
Trajneri i KF "Tepelena", Ilir Selimi për veprime në shkelje të etikës sportive dhe fyerje të arbitrave dhe ekipit kundërshtar në bazë të neneve 24/5 e 4/6 të KDS-së dënohet me gjashtë muaj pezullim nga drejtimi i ekipit dhe gjobe 25.000 leke.
BESËLIDHJA
Presidenti i KF "Beslidhja" A.Uldedaj per shkelje te rregullave te etikes sportive ne baze te neneve 1 e 4/2 te KDS denohet me 50.000 leke gjobe. 7. Zv. Trainieri i ekipit KF"Vllaznia" per protesta ndaj arbitrit ne baze te nenit 24/4 te KDS denohet me 1 (nje) ndeshje pezullim nga drejtimi i ekipit dhe 25.000 lek gjobe.
U-19
Lojtari i ekipit U-19 Bilisht Sport, Jani Xherahu për goditje me kokë të kundërshtarit në bazë të nenit 25/1,b të KDS dënohet 8 (tetë) ndeshje pezullim.
Lojtari i ekipit U-19 Besa, Ardit Kadriu për fyerje të arbitrit në bazë të nenit 25/1 të KDS dënohet katër ndeshje pezullim.
Ekipi U-19 i Burrelit për mosmarrje të masave organizative në drejtim të sigurisë së ndeshjes me U-19 me Dinamon në bazë të nenit 23/18 e humbet ndeshje me rezultatin 2-0. (Fiton Ekipi U-19 i Dinamos)
Ekipet U-17 e U-19 të Tepelenës për mosparaqitje në dy ndeshjet e javëve të para i humbasin takimet me rezultatet 2-0 dhe paralajmerohen në rast se mosparaqitje të mëtejshme në aktivitete do të përjashtohen.