E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi I/ Rezultatet dhe ekipet e kualifikuara

Dinamo arriti një tjetër fitore me Ilirinë, pas asaj në ndeshjen e vajtjes 3-2. Ekipi i Sejdinit fitoi 3-0 në takimin që u zhvillua Kompleksin Sportiv "Dinamo". Klodian Asllani shënoi golin e parë në të 10'. Gudjabi realizoi një dopjetë në minutat 39 dhe 64.
Tirana fitoi 3-0 me modestët e Cakranit, duke u kualifikuar për në turin e tretë të Kupës së Shqipërisë. Dosti celi serinë e golave në të 17, Eldorado Merkoci dyfishoi rezultatin në të 58 dhe goleadori Hamdi Salihi firmosi fitoren 3-0 në të 83' Ndeshjen e parë Cakrani e kishte fituar 1-0. Elbasani u kualifikua me një fitore minimale 1-0, kur ndeshjen e parë me Dajtin e kishte mbyllur në barazim 1-1. Shkumbini, bashkëkryesuesi i Kategorisë Superiore fitoi thellësisht me Sopotion me shifrat 7-0, pas barazimit të arritur në Librazhd (2-2). Pogradeci barazoi në shtëpi më Turbinën 2-2, por nuk mundi të kualifikohej pasi ndeshjen e parë e kishte humbur thellësisht 7-2. Flamurtari fitoi me Burrelin 5-1 dhe u kualifikua për në turin e tretë. Ndeshja e parë midis këtyre dy ekipeve kishte përfunduar 0-0. Besa nuk pati asnjë vështirësi përballë Erzenit. Fitoi 1-0, por me rezultatin e përgjithshëm 6-0. Skënderbeu është i kualifikuari i vetëm në tavolinë pasi Tepelena nuk u paraqit. Ndeshja e parë midis tyre kishte përfunduar 1-1.

Grupi 1
1.Elbasani-Dajti 1-0 (2-1)
Golat: E.Dalipi 50' (p)
2.Dinamo-Iliria 3-0 (6-2)
Golat:Asllani 10', Gudjabi 39'64'
3.Shkumbini-Sopoti 7-0 (9-2)
Golat: Xhyra 10' 54', Muca 21', Bubeqi 24', Beqiri 26', 40', Cani 74'
4.Pogradeci-Turbina 2-2 (4-9)
Golat: A.Seksseri 24'(aut), Cerepi 76'/Ukaj 10', Shtrepi 64'
5.Flamurtari-Burreli 5-1 (5-1)
Golat: Delain 13', Sisoko 25', 42', Yka 53' (aut), Veliu 61'/Kolia 86'
6.Skënderbeu-Tepelena (Tepelena nuk u paraqit)
7.Besa-Egnatia 1-0 (6-0)
Golat: Krasniqi 84'
8.Kastrioti-Laci 1-1 (3-2)
Golat: Maho 80'/ Mustafaraj 88'

KUALIFIKOHEN
1.Elbasani
2.Dinamo
3.Shkumbini
4.Turbina
5.Flamurtari
6.Skëndërbeu
7.Besa
8.Kastrioti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›