Grupi II/ Rezultatet dhe ekipet e kualifikuara

Për Grupin 2, Partizani barazoi me Gramozin 2-2 në ndeshjen e zhvilluar në Kamëz. Partizani u kualifikua për më tej falë fitores 2-1 në Ersekë. Miqtë nga Erseka kaluan të parët në avantazhg me Do Santos (21'), dhe një minutë më pas barazoi Elis Bakaj (22'). Braziliani i Partizanit Xhunjor kaloi në avantazh në minutën 51-të. Braziliani i Gramozit, Do Santos vulosi rezultatin 2-2, duke shënuar golin e tij të dytë në këtë ndeshje dhe të tretin në Kupë, por duke mos vazhduar dot më tej.
Luftëtari arriti të përmbysë dizavantazhin 2-0 të ndeshjes së parë me Besëlidhjen, duke fituar 5-0 në Gjirokastër. 90 minutat e kohës së rregullt përfunduan 2-0 në favor të Luftëtarit, me gola të shënuar nga Nora (53') dhe Stafa (73'). Në kohën shtesë Luftëtari shënoi tre gola, ku duhet theksuar se Shala i Besëlidhjes shënoi një autogol në minutën e 93-të. Stafa në të 98' dhe Muca në të 114' vulosën rezultatin 5-0.
Vllaznia zhvilloi një ndeshje tenisi me Butrintin duke fituar 7-1 (10-1, rezultati i përgjithshëm). Ndër ekipet e kualifikuara të këtij grupi janë dhe Apolonia që mposhti Bilisht Sport (2-0, 2-1 rezultati i përgithshëm) si dhe Lushnja që shkatërroi Adën 5-1. Tomori ishte i vetmi nga ekipet që shtëpiake që nuk mundën të arrinte kualifikimin. Fitoi në Berat 2-0, por ndeshjen e parë e kishte humbur 5-1 me Erzenin
Grupi 2
1.Tirana-Cakrani 3-0 (3-1)
Golat:Dosti 17 (aut)', Merkoci 58', Salihi 83'
2.Partizani-Gramozi 2-2 (4-3)
Golat:Elis Bakaj 22', Xhunior 51' / Do Santos 21' 70'
3.Luftëtari-Besëlidhja 5-0 (5-2)
Golat: Nora 53' , Stafa 73', Shala 93' (autgol), Stafa 98', Muca 114'.
4.Vllaznia-Butrinti 7-1 (10-2)
Golat: Sukaj 7', Lika 29', Doci 37' ahi 47', Durishti 49', Kotrri 78', Milic 80'/ Mehmeti 61'
5.Apolonia-Bilishti Sport 2-0 (2-1)
Golat: Hyso 43', 45'
6.Tomori- Erzeni 2-0 (3-5)
Golat: Delibashi 35', Shinko 55'
7.Teuta-Gramshi 5-1 (6-1)
Golat: Mancaku 30'(p), 70', 71', 85', Hodo 55'/ Gega 40'
8.Lushnja-ADA 5-1 (6-3)
Golat: Elezi 1', Xhagalliu 32', 39', Canak 44', Zeqo 61'/ Shtupina 53'(p)
KUALIFIKOHEN
1.Tirana
2.Partizani
3.Luftëtari
4.Vllaznia
5.Apolonia
6.Erzeni
7.Teuta
8.Lushnja