E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erkand Qerimaj, dilema midis parave dhe hekurave

Kampioni i Botës për të rinj në peshëngritje, Erkand Qerimaj ishte nungesa e madhe e Shqipërisë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, që do të zhvillohet në Santa Domingo, aktivitet ku vendi ynë do të përfaqësohet me 9 shtangistë, 7 meshkuj dhe 2 femra.
Në një pohim të paradisa ditësh, përpara se ekipi të nisej në aktivitet, Qerimaj ishte shprehur: " Nuk mund të vazhdihet kështu pa marrë asnjë përkrhahje nga shteti".
Në fakt kampioni i Europës dhe Botës, i pari kampion shqiptar pas 59 vjetësh ka të drejtë në një aspekt të një trajtimi më të mirë finaciar, por e e vërteta ështe se peshëngritësi 18-vjecar e ka marrë këtë trajtim nga shteti, një shpërblim që i kalon 1 milion lekët, kur të ardhurat mujore për punjonjës nuk i kalojnë 20 mijë lekët. Qerimaj ka disa sponsorë ku kryesor është "Birra Tirana".
Qerimaj është padyshim një nga heronjtë e rinj të shtangës shqiptare.
Që me krijimin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes më 1948 e deri më sot, asnjë peshëngritës shqiptar nuk ka arritur të sjellë titullin kampion bote në Shqipëri. Por pas 59 vjetësh këtë e bëri Erkand Qerimaj i cili i solli Shqipërisë titullin e parë "kampion bote". Një nga sukseset më të mëdha të peshëngritjes shqiptare, pas rekordit olimpik të të madhit Ymer Pampuri. Në Kampionatin e 32-të Botëror për të Rinj, që u zhvillua në Kinë, peshëngritësi Erkand Qerimaj në konkurrimin e tij në peshën 69 kg në stilin e shtytjes kapi shifrat e 175 kilogramëve, duke u ngjitur në podin e fituesit të medaljes së artë dhe titullit kampion bote në këtë stil. Ai u shpall njëkohësisht edhe nënkampion bote në dygarësh me 311 kilogramë.
Disa qindra qytetarë dhe sportdashës të Shkodrës, së bashku me autoritet vendore, morrën pjesë në një ceremoni të vecantë për të pritur peshëngritësin shkodran, 18 vjecarin Erkand Qerimaj, të sapo kthyer nga Kampionati Botëror i peshëngritjes për të rinj, i zhvilluar në Kinë. Në garën e zhvilluar me 30 maj, peshëngritësi Qerimaj, zuri vendin e parë, duke merituar "Medaljen e Artë" në stilin e shtyrjes për peshën 69 kilogram dhe duke u shpallur kështu Kampion Bote.. Ky është edhe rezultati më i lartë i arritur deri tani nga peshëngritja shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Në qytet valëviteshin flamuj kombëtar dhe parrulla me shprehjet " Erkand Qerimaj- .Kampion i ri i Botës." Duke ju drejtuar bashkqytetarëve të tij, peshëngritësi i ri, Kampioni i Botës, Erkand Qerimaj, falenderoi të gjithë shqiptarët që e mbështetën në përpjekjet e tij për të ngritur flamurin kombëtar në arenat sportive më botë. "Ju falenderoj të gjithëve për pritjen,. Unë e bëra timen, duke ngritur flamurin shqiptar në mbarë Botën. Dhe ju bëtë tuajën që erdhët këtu për të më pritur. Ju faleminderit !"
Qysh në moshën 15 vjecare, Erkandi ishte në qendër të vëmendjes së opinionit sportiv, mediave e njerëzve të zakonshëm që kanë dëgjuar për sukseset e tij. Në gjoksin e tij prej adoleshenti qëndronin të varura 4 medalje ari. Një në Nicë të Francës, duke u shpallur kampion Evrope për të parën herë, ndërsa suksesi do të përsëritej tre fish këtë vit në vitin 2003 në kampionatin evropian U-17 në Dortmund të Gjermanisë, në peshën 56 kg, në shtytje, shkëputje dhe dygarësh.
Para disa javësh dikush në plazhin e Velipojës i vodhi peshëngritësit disa miliona lëkë nga portofoli i tij dhe i gjithi opinoni sportiv e qytetar u shqetësua dhe e dënoi aktin. Erkand Qerimaj do të nisë shkollën e lartë, madje i sponsorizuar me një burse. Këtë do ta bëjë universiteti "Marin Barleti", i cili e ka pranuar kampionin e botës në peshengritje si student të tijin, në degën e drejtësisë.
Por a ka të drejtë ta braktisë Qerimaj dashurinë e tij për shtangën për pak para më shumë... Punë shqiptarësh
Franc Hoxha
-----------------------------------
Peshëngritësit shqiptarë në Kampionatin Botrëror
Femra
Fetie Kasaj 53 kg
Romela Begaj 58 kg

Meshkuj
Arjon Bershanaj 56 kg
Gert Trasha 62 kg
Briken Calja 62 kg
Taulant Cerepi 77 kg
Endri Haxhihyseni 85 kg
Klodian Shahini 85 kg
Isa Bala 105 kg

Trajnerë: Faruk Kalleshi, Hektor Shaqiri dhe Ilir Cela

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›