Partizani ben
Viti 2007 ka shenuar fundin e javes se 17-te te superliges. Dita e djeshme ka paraqitur 4 takimet e tjera te kesaj jave, pasi dy prej te cilave u mbyllen te premten, ku Vllaznia mposhti 4-1 Tiranen dhe Dinamo dhe nje spektakel golash 7-0 ne perballjen e saj me Skenderbeun. Partizani, ne perballjen me Flamurtarin, mund te thuhet se ka bere nje loje zhgenjyese. Ne skuadren e Hasan Likes, defekti me i madh ka qene ne sulm, kjo ndoshta edhe per vete faktin se munguan disa lojtare, qe ishin mberthyer nga gripi. Nga ana tjeter, Flamurtari kishte po te njejtat probleme me sulmin. Nje gje e tille beri qe pjesa e pare dhe e dyte e takimit te mbyllej pa tundje rrjetash. Ata e kane mbyllur jo mire kete vit, sidomos me dy ndeshjet e fundit, ku kane barazuar me Teuten dhe dje me Flamurtarin, me pak fjale dy pike ne dy takime. Nga ana tjeter, Flamurtari e ka mbyllur kete vit ne vendin e 7, me 22 pike.
Shkumbini me ne fund e ka bere kthesen e tij ne ndeshjen e djeshme ne fushen e saj kunder Teutes se Durresit. Pjesa e pare ka qene e barabarte per te dyja skuadrat, kete e tregon dhe rezultati i 45 minutave te para, qe perfundoi ne barazim 0-0. Pjesa e dyte, ishte e gjitha per peqinasit, por ne minutat e para te saj nuk munguan as kartonet e kuq, nje per lojtarin e Shkumbinit dhe tjetri per Hodon e Teutes, qe lane skuadrat e tyre qe nga minuta e 55 me nga nje lojtar me pak. Kjo gje ka ndikuar pozitivisht per vendasit, te cilet kane mundur te shenojne me anen e Xhyras, ne minuten e 65-te dhe perseri ka qene Xhyra, qe ka dyfishuar ne te 77-en. Kjo ishte dhe dopieta e pare per te ne kampionat, qe i dha dhe tri piket Shkumbinit. Me kete rezultat ka mundur te fitoje dhe Elbasani ne