E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamdi Salihi i jep fund demtimit

Hamdi Salihi eshte gati per t'i dhene lamtumiren, demtimit ne gju. Ai eshte rikuperuar kete jave dhe ndonese nuk e ka fituar ende gjendjen optimale, shprehet optimist se shpejt do te rikthehet ne forme. Futbollisti i Riedit eshte aktivizuar ne ndeshjen e fundit, per afro 20 minuta dhe ka ndikuar ne sulm, perballe Kanfenbergut. Riedi arriti ne minuten e fundit nje fitore teper te veshtire. Sipas medieve austriake, Salihi, i demtuar shpesh gjate ketij sezoni, pritet te jete gati, ne ndeshjen e radhes, qe nga minuta e pare. Autori i 12 golave ne sezonin e kaluar , ne aktivizimin e tij per Ried ka shenuar ne kete kampionat vetem dy gola por Salihi ka dhene nje kontribut te cmuar, per aq kohe sa ka luajtur me ekipin e tij, edhe ne kombetare, ndonese nuk ka mundur do te shenoje, qe sipas tij ka ndikuar fati. "Kombetarja krijon raste dhe kjo duhet vleresuar me shume. Rendesi ka qe te shenojme, pavaresisht se cili lojtar e dergon topin ne rrjete." Salihi, per shkak te demtimit, nuk luajti asnje minute, me Hungarine dhe Portugaline.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›