Partizani, gati "eksodi 2". Sot, dita e së vërtetës
Kriza financiare e verës nuk e la Partizanin të ngrinte kokë për asnjë moment në gjysmën e parë të këtij sezoni. Dhe tashmë duket se një shpërbërje e mundshme e kërcënon skuadrën e të kuqve. Është kjo e reja më e fundit që mbërrin nga klubi i të kuqve, i cili sot do të ketë ditën e së vërtetës, ditën kur mund të vendoset rreth të ardhmes së lojtarëve për pjesën e mbetur të edicionit.
Premtimi
Gjithçka vërtitet rreth një premtimi që presidenti Albert Xhani u ka bërë futbollistëve të tij një ditë pas barazimit 2-2 në derbin me Tiranën në javën e 14-të, më 8 dhjetor 2008. "Problemet e Partizanit janë duke u zgjidhur, do të pohonte vetë presidenti në një prononcim për një të përditshme sportive vendase. Besoj se brenda datës 20-25 dhjetor gjithçka do të jetë zgjidhur. Kemi përfunduar gjithçka, të gjithë programin dhe projektin tonë. Janari ka për të shënuar një vit shumë të mbarë për Partizanin në të gjitha 60 vitet e historisë së tij".
Skadenca
Deri në momentet e premtimit të presidentit, Partizani kishte një bilanc: 1 fitore, 7 barazim, 7 humbje dhe me 9 pikët e grumbulluara ata vazhdonin të mbanin vendin e fundit në tabelën e renditjes. Fitoren e vetme të kuqtë e kanë arritur në javën e parë të kampionatit kundër skuadrës së Lushnjës. Por me kalimin e orëve, sot mbërrin edhe afati i skadencës së premtimit të Xhanit. Edhe pse ishte parashikuar si ditë pushimi për shkak të festës së "Krishtlindjeve", të gjithë futbollistët do të paraqiten sot në orën 14:30 në klub, me shpresën e madhe se gjithçka do të zgjidhet.
Eksodi 2
Deri dje, në kampin e kuq nuk ka lëvizur asgjë dhe pjesa më e madhe e lojtarëve po e humbasin durimin. Dihet se te Partizani ka lojtarë që nuk paguhen prej tetë muajsh. Kështu, në rast se sot presidenti Xhani nuk do t‘i shlyejë futbollistët, apo në rast se nuk do të arrijë një marrëveshje të re me ta, jo publikisht, pjesa më e madhe e lojtarëve është shprehur se do të largohen, duke prishur në mënyrë të njëanshme kontratën në zyrat e FSHF-së.
Precedentët
Për sa u përket precedentëve në lidhje me prishjen e njëanshme të kontratës, ata nuk mungojnë te klubi i Partizanit. Para fillimit të sezonit ishin Ardit Beqiri dhe Blendi Shkëmbi, ata që iu drejtuan federatës për prishjen e njëanshme të kontratës për mosshlyerje të detyrimeve. Dhe të dy fituan në FSHF të drejtën për të lëvizur në një klub tjetër, ndërsa vendimi i Komisionit të Apelit detyronte klubin "Partizani" të shlyente rrogat e prapambetura. Beqiri u lirua nga kontrata dhe mori 3 muaj rrogë, ndërsa Shkëmbi, përveç kartonit, duhej të dëmshpërblehej për rrogën e tre sezoneve.