E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa-Shkumbini, një tjetër sfidë e nxehtë

Kavajë - Besa do të presë Shkuminin e Peqinit brenda në Kavajë pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë. Ky takim pritet të ketë një rivalitet të fortë. Ndeshja pritet të ndiqet nga një numër i konsiderueshëm tifozësh, të cilët kërkojnë të mbështesin maksimalisht ekipet e tyre të zemrës.

Në ndeshjet e fundit përballjet mes këtyre skuadrave janë shoqëruar me incidente mes futbollistëve dhe tifozëve. Por, në takimin e sotëm gjithçka pritet të shkojë miqësisht, dhe këtë e garanton presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili. Ai deklaron ne të përditshmet se e kaluara do të harrohet në këtë përballje. Ndërsa, në kampin peqinas gjithçka duket gati për të kërkuar kualifikimin për në gjysmëfinalen e kupës.

Më poshtë do të paraqesim formacionet paraprake të të dyja ekipeve.

Besa-Shkumbini (ora 14:30), stadiumi “Besa”

Besa (4-3-1-2): Zendeli; Grizha, Xhafa, Velia, Leci; Mihani, Sakaj, Progni; Mancaku; Kuli, Fortunat.

Trajner: Ilir Biturku

Shkumbini (4-4-2): Llani; Grami, Shameti, Muidragiç, Pashja; Xhyra, Shenaj, Deliovski, Bizhyti; Turdiu, Mustafaj.

Trajner: Gugash Magani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›