E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho arrogant: “Chelsea me mua fitoi pas 50 vitesh”

Jose Mourinho nuk mund të largohet kurrë nga deklaratat e tij cinike. Trajneri portugez i Inter shfaqet gjithmonë me një dozë arroganti. Madje edhe ndaj ish-skuadrës së tij në Angli, Chelsea. "Special One" deklaroi para pak ditësh për mediat italiane me një sigurit absolute: "Nuk ka trajner më të mirë se unë në të gjithë botën".
Gazetari italian i "Sky", Masimo Mauro e pyeti teknikun e Inter se nëse ai do të ishte në gjendje të përsëriste rekordin e Fabio Caplleo për të fituar tre kampionate rresh të Serie A me të njëjtën skuadër.
Mourinho: "Nuk e di nëse është më e vështirë të fitosh 3-herë rresht, apo të fitosh pas 50 viteve, sic bëra unë me Chelsea" . Jose fitoi Premier League në vitin 2005, qysh në sezonin e tij te pare tek Chelsea, e më pas e përsëriti atë edhe një vit më pas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›