E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo fiton me vështirësi përball Apolonisë

Tiranë - Dinamo arritit të marrë një fitore të vështirë 3-2 përballë Apolonisë në javën e 20-të të Superligës. Fierakët kalojnë të parët në avantazh në minutën e 7-të me anë të Bërkiç. Barazimi për kampionët do të vinte me Sefën në minutën e parë shtesë të 45 minutave të para.

Në pjesën e dytë Sefa do të shënonte edhe dy herë të tjera për Dinamon. Në minutën e 62-të ai kalon në avantazh kampionët, ndërsa në të 76-ën trefishon shifrat. Loja do të rihapej në minutën e 81-të me një gol të Haxhibuliçit për fierakët. Në minutat e mbetura nuk shënohet asgjë, duke lënë në fuqi rezultatin 3-2 për Dinamon.

Me këtë fitore Dinamo ngjitet në kuotën e 32 pikëve duke mbajtur vendin e tretë. Apolonia ndodhet në vendin e nëntë në kuotën e 24 pikëve, aq sa ka edhe Elbasani që mban një vend më lart.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›