E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani mund Pogradecin, vetëm dy pikë larg Lushnjës

Partizani i përgjigjet Elbasanit dhe Kamzës, duke fituar 4-2 ndeshjen e prapambetur të javës së 23 të Kategorisë së Parë, kundër Pogradecit, sukses që i mban të kuqtë në vendin e katërt, vetëm dy pikë larg Lushnjes së vendit të tretë.

Në "Selman Stërmasi" skuadra e Gerti Haxhiut ka dominuar ndeshjen, duke kërkuar me insistim fitoren, gjë që e ka arritur pa probleme. Në total një lojë e pëlqyeshme e të kuqve, por me disa pasaktësi në mbrojtje, nga ku erdhën edhe golat e pogradecarëve. Liqenorët nuk mundën të merrnin të paktën një pikë në kryeqytet, duke humbur kontaktet me Partizanin, tani në kuotën e 42 pikëve dhe 6 pikë përpara Pogradecit.

Megjithatë skuadra e Gerti Haxhiut është në kërkim të vendit të dytë, që momentalisht mbahet nga Elbasani me 46 pikë, por ecuria e Partizanit në javët e fundit ka rritur besimin në kampin kryeqytetas se 4 pikët që i ndajnë me verdheblutë janë pengesë e kapërcyeshme, ndërkohë që nuk ka më diskutime për kampionin e Kategorisë së Parë, ku Bylis shkon i sigurtë me 60 pikë kur kanë mbetur edhe 7 ndeshje deri në fund të sezonit.

Eno Skarço < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›