Starova, i pamëshirshëm ndaj Tiranës. Lot bardheblu

Nga Dash Frashëri
Shkëmbi-Lako, ky është binomi durrsak shkatërrues i Tiranës. Trajneri Sulejman Starova, një nga strategët më të mëdhenj në treg, është treguar i pamëshirshëm ndaj skuadrës që drejtuar më parë edhe vetë. Teuta regjistroi një kualifikim spektakolar në "Qemal Stafa" pas barazimit 2-2, i cili iu shtua asaj fitoreje të cmuar 2-1 në takimin e parë në "Niko Dovana". Tirana, për herë të katërt në drejtimin e donatorëve që derdhin gati 1 miliard lekë të vjetra për klubin bardheblu, nuk mundi të dublonte trofeun e kampionatit me atë të Kupës së Shqipërisë. Ishte blerja dimërore e Tiranës, Oriand Abazaj që celi serinë e golave në tempullin e futbollit shqiptar. Ish-futbollisti i Kastriotit në fazën e parë realizoi në minutën e 14, duke dhënë edhe sinjalin e një fitore të shpejtë. Në të 33' Teuta do t'i falej "bilbilit" të ndërkombëtarit Sokol Jareci. Ish-futbollisti i Kribvasit në kampionatin ukrainas ekzekutoi mjeshtërisht nga pika e bardhë për të mbyllur edhe pjesën e parë në barazim 1-1. Pjesa e dytë nisi me ritëm më të lartë me një Tiranë që kuptoi se koha e skadimit të 90 minutave kishte një ritëm të cmendur. Golashënuesi më i mirë i kampionatit, Vioresin Sinani shënoi në minutën e 49' golin e dytë për Tiranën (2-1), të mjaftueshëm për ta cuar takimin në kohën shtesë. Por, pas vetëm pesë minutash, Lako shënjestroi portën e mbrojtur nga Blendi Nallbani për të barazuar takimin në 2-2, duke dhënë edhe sinjalin e parë se do të ishte Teuta, ajo që do të kalonte në gjysmëfinale. Edhe pse nga ai moment kishte edhe 35 minuta lojë, Tirana nuk mundi të shënonte dy golat që do ta conin rezultatin në 4-2 dhe kualifikimin e bardhebluve. Përfundimi i 90 minutave përfshirë edhe 4 minuta shtesë dhanë verdiktin e tyre: Teuta në gjysmëfinale, për t'u përballur me Partizanin, i cili kaloi dhe ai në gjysmëfinale pas eliminimit të Vllaznisë. Rruga e Teutës për në gjysmëfinale kaloi nga Gramshi(1-0, 5-1), Apolonia (0-0, 2-1) për t'u kurorëzuar me Tiranën (2-1, 2-2). Teuta merr pjesë kështu për herë 16 në gjysmëfinale, teksa kërkon finalen e 9 dhe Kupën e 4-t në 44 edicione ku ka marrë pjesë. Tirana-Teuta 2-2 1-0 Abazaj 14' 1-1, Shkëmbi 33' (11-m) 2-1 Sinani 49' 2-2 Lako 55'