Berluskoni grave Partneret e mundshem shikojini nga xhepat
Kryeministri italian Berluskoni thote se vajzat e reja duhet qe kur te kerkojne nje partner duhet ta shohin me pare nga xhepat. Lideri italian i perfshire vitin e kaluar ne nje sere skandalesh seksuale dhe i famshem edhe per gafat e tij i ka lene njerezit me gojehapur edhe kur rrefeu publikisht nje barsolete sipas se ciles ndjekesit e Hitlerit i kerkonin qe te rikthehej ne pushtet. Biznesmeni miliarder ne nje mbledhje me te rinj nga partia e tij dy dite me pare deklaroi pas pyetjes se nje vajze se ishte djale i mire dhe se grate i kishte ne radhe edhe per faktin se ishte i pasur. Madje ai tha edhe se nje deklarate e tij e meparshme ne nje interviste televizive ne te cilen i kishte thene nje vajze qe te shihte partneret e mundshem nga xhepat nuk ishte aspak e padrejte. Me pas ai ka vazhduar komentet ne lidhje me veten se grate ne pergjithesi parapelqenin meshkuj te pasur dhe te mmedhenj ne moshe sepse mendonin se burri do te vdiste dhe ato do te trashegonin pasurine. Keto deklarata publike nuk perbejne nje gje te re per Berluskonin i cili zakonisht ne te gjitha takimet publike ka deshire ose te beje gafa ose te behet qesharak me komente qe nuk i shkojne statusit te tij si burre shteti. Jo rralle politikane te larte italiane jane vene ne pozite te veshtire per Kryeministrin e tyre qe merr edhe rolin e nje palacoje ne syte e lidereve te tjere tashme edhe ata te mesuar me sjelljet e cuditshme te miliarderit.