Redi Jupi ngrihet, Marko zhytet me thellë

Dinamo përsërit fitoren e javës së fundit të fazës së dytë, madje më të njëjtat shifra 2-1, duke marrë revanshin në mënyrë të dyfishtë për humbjen 1-0 në Fier me Apoloninë.
Tre pikë të arta për Dinamon, e cila së bashku me Besën dhe Elbasanin formojnë mesin e artë. Një humbje ndoshta e pamerituar për Apoloninë, situate e së cilës tani është shumë kritike. Në një ambient tashmë të mësuar, pa tifozë, Dinamo dhe Apolonia zhvillojnë një ndeshje realtivisht të mirë.
Një pjesë e parë, e cila deri në minutën e 25-të ka folur për miqtë. Në minutën e dytë një gabim fatal i Ishkës në hyrje të zonës dinamovite i jep shansin Xheraldinjos të gjendet i vetëm përballë Hoxhës, që bën mrekullinë, duke shpëtuar portën dinamovite.
Në minutën e 7-të përsëri rast për Apoloninë, dhe përsëri gafë. Këtë herë është portiere Hoixha që bagon, por fatmirësisht topi vjen sërish në duart e tij. Për të parë një kundërpërgjigje dinamovite duhet minuta e 17-të, kur Vinsentic pason për Qorrin, i cili gjuan me të majtën, por topi devijohet në goditje këndi prej Ofojen.
Loja më shumë në mesfushë, ndonëse herë pas here skuadrat mundohen edhe ti drejtohen portave respektive.
Në minutën e 28-të përsëri protagonist portier dinamovit Hoxha, të cilit i shpëton topi nga duart, por gjuajtja e Deliovskit diagonal përfundon jashtë. Në aksionin pasardhës radha i vjen Miles, por edhe diagonal gjuan jashtë kuadratit të portës fierake.
Duket se goli është pranë dhe akoma më pranë ai shfaqet në minutën e 32-të. Pas një goditje dënimi ekzekutuar nga Qorri, Ahmataj me kokë godet shtyllën. Topin e kthyer prej saj në një distance prej 10 metrash, Ishka e dërgon jo në rrjetë, por në tribunat anësore. Megjithatë për të kaluar skuadrën e Jupit në avantazh mendon pas 5 minutash më i miri në fushë Vinsentic. Pas një topi të marrë prej Pocit ai nuk fal dhe Dinamo sheh vehten në fitore. Pjesa e parë mbyllet me këtë episode të diskutueshëm në zonën dinamovite, episode i cili kontestohet shumë nga trajneri fierak Andrea Marko.
Pjesa e dytë nis me zëvendësime të trajnerëve, por edhe me një lojë më agresive nga të dyja skuadrat, ndonëse me pak raste. Marko duket se ka studiuar mirë dhe aksionet fierake përqëndrohen më shumë mjatas, nga ku vjen edhe goli i barazimit.
Eshtë minuta e 15-të, kur Zheraldinjo pason për Jakimovskin, i cili me një gjuajtje tokas barazon rezultatin. Dinamo shkundet dhe pas 6 minutash mund të shënonte me anë të Qorrit, pot të majtën e tij e frenon me mjeshtëri Zendel. Më pas radha i vjen Miles, i cili pas një rëmuje në zonë nga 10 metra larg gjuan jashtë. Në minutën e 32-të lojën e dorë e marrin dy më të mirët e Dinamos. Vincentic këtë herë kthehet në pauses e topin e tij perfekt ashtu si dhe aksioni dinamovit e shfrytëzon Ahmataj, duke shënuar golin e dytë për blutë. Apolonia është e lodhur për tu kundërpërgjigjur e goli e dytë dinamovit është edhe episiodi i fundit e kësaj ndeshjeje.
TRI PËRBALLJET SEZONALE
Faza e parë
Apolonia-Dinamo 1-0
Faza e dytë
Dinamo-Apolonia 2-1
Faza e tretë
Dinamo-Apolonia 2-1