Teuta konfirmon vendin e dytë

Albania-sport- Teuta arriti një fitore të rëndësishme 2-1 me Kastriotin duke konfirmuar vazhdimësinë e vendit të dytë dhe provokuar njëherësh një situatë të pazakontë te krutanët. Kjo ishte fitorja e parë sezonale e formacionit të Starovës në shtëpinë e Kastriotit, pasi ndeshja e parë e zhvilluar fazën e parë kishte përfunduar në barazim 1-1.
Mbrojtësi Endri Vrapi finalizoi me kokë në minutën e 16 duke përfituar nga gabimi i mbrojtjes vendase. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1, ndërkohë që përpjekjet e krutanëve në të dytën ishin të mëdha. Kur pritej që të konkludonte ekipi i Haxhiaj, ishte kavajasi Bekim Kuli që me një goditje të hidhur dyfishoi rezultatin në minutën e 75, përpara se nigeriani i Kastriotit Xhejms Osusi të shkurtonte diferencën vetëm dy minuta më pas, në të 77'. Përpjekjet e Kastriotit ishin të vazhdueshme në kërkim të barazimit, por fërshëllima e fundit e gjyqtarit Aranit Lulaj firmosi jo vetëm humbjen 2 në shtëpi të krutanëve dhe të 11 sezonale.
Teuta arriti në kuotën e 6 fitoreve direkt me Kastriotin në 12 përballje midis tyre, teksa dy formacionet numërojnë edhe 4 barazime.
Në javën e ardhshme Teuta do të presë në shtëpi Flamurtarin, ndërsa Kastrioti do të udhëtojë për në Shkodër. Kastrioti tashmë ndjen presionin jo vetëm të Luftëtarit por dhe të Shkumbinit ndaj të cilëve ka vetëm 2 dhe 3 pikë diferencë.
TRI PËRBALLJET SEZONALE
Faza e parë
Kastrioti-Teuta 1-1
Faza e dytë
Teuta-Kastrioti 2-1
Faza e tretë
Kastrioti-Teuta 1-2