Moto GP, takim mes drejtuesve per krizen

Gjate paradites se sotme, perfaqesuesit e te gjitha paleve jane takuar ne nje hotel te kryeqytetit japonez per te diskutuar rreth masave qe duhen marre per te parandaluar nje krize me te madhe ne Moto GP. Perfaqesuesit e Honda-Hrc, Yamaha-s, Suzuki-t, Ducati-t por edhe te Kawasaki-t kane diskutuar per rreth 6 ore.
Ne mbyllje te takimit eshte dale ne perfundimin se Moto GP duhet te ndjeke leksionet e Formula 1 per te ulur shpenzimet, por tashme eshte vone dhe nje gje e tille do te behet gjate sezonit te ardhshem. Pavaresisht ndryshimeve te vogla, edhe gjate ketij sezoni, motoret do kryejne shpenzime te medha, cka e ve perballe nje rreziku serioz sportin e Moto GP.
Ne kete takim u pranua se eshte e pamundur te behen menjehere ndryshimet ne sistemin e frenimit por edhe shume thjeshtezime te tjera ne motor. Duke nisur qe nga viti 2010, do ulen shume kilometrat qe do pershkohen gjate nje sezoni, ne menyre qe nje motor te kete jete me te gjate. Per te arritur ne kete pike, te gjithe konstruktoret kane rene dakort se eshte e rendesishme te evitohen te gjitha testet e panevojshme.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code