Barcelona, 5 milione euro per nje miqesore

Skuadra e Barcelones, e cila ka arritur te shkelqeje ne Primera Division dhe Champions League ka siguruar nje ndeshje miqesore, duke perfituar rreth 5 milione euro. Manjati i naftes Isok Akbarov, president i skuadres nga Uzbekistani, Bunyodkor, ka arketuar ne arken e skuadres katalanase shumen ne fjale per t’i lejuar skuadres se tij te stervitet ne “Camp Nou” dhe te luaje nje ndeshje miqesore ndaj gjigandeve katalanas.
Messi & Co do te zbresin ne fushe ne daten 10 janar per te plotesuar detyrimin ndaj shoqerise, e cila po arketon te ardhura te rendesishme ne keto dite te para te vitit. Skuadra aziatike e Bunyodkor, aktualisht po stervitet ne stadiumin e Barcelones, deri ne daten 10 janar kur do te luhet edhe ndeshja.
Manjati uzbek tentoi qe gjate merkatos se veres te bashkonte me klubin e tij sulmuesin kamerunas Eto’o por lojtari i Barcelones e hodhi poshte kete oferte.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code