E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa, një "poker" për përmbysjen e madhe

Besa ka realizuar sot suprizën tjetër të turit të 16-shes së Kupës së Shqipërisë, duke mposhtur Kastriotin me rezulatin 4-0 dhe duke përmbysur kështu atë humbje 0-3, të pësuar para 3 javësh në Krujë. Kavajasit kanë përmbysur gjithcka duke shënuar katër herë brenda 38 minutave të para dhe duke mposhtur një skuadër krutane që kishte lënë pushim një pjesë të mirë të titullarëve të saj. Kosovari Dragusha ka hapur rrjedhën e golave në minutën e 5-të, i ndjekur nga afrikani Elokand, në të 22-tën, Kraja, në të 36-n dhe Xhihani, vetëm dy minuta pas golit të shkodranit.

BESA 4
Kastrioti 0
Shënues: Dragusha 5', Elokand 22', Kraja 36', Xhihani 38'
Gjyqtarë: Metohia, Rexha, Miho
Stadiumi "Besa", Kavajë
(Rezultati i përgjithshëm: 4-3)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›