E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe kerkon kundershtar te forte, ne miqesoret e radhes

Josip Kuzhe, trajneri i kombetares sone pasi ka shpallur objektivin per vitin ne vazhdim, ndodhet disa dite me pushime, per t'u rikthyer dhe nisur negociata per ndeshjen e radhes miqesore. Ne planet e trajnerit kroat, Josip Kuzhe jane disa ndeshje miqesore, qe do te luhen me kundershtare me te forte se Shqiperia. Trajneri dhe drejtuesit e tjere te FSHF-se, pas perfundimit te kalendarit te ndeshjeve per kete vit, po negociojne me ekipe te medha, me qellim qe ne ndeshjen e radhes miqesore, lojtaret te kene me shume shanse per te treguar veten e tyre. Kuzhe do te ftoje elemente te rinj sipas programit, deri ne muajin shkurt, kur parashikohet te luhet ndeshja e radhes. Kuqezinjte nuk jane mundur ne tre ndeshjet e fundit miqesore nen drejtimin e Kuzhes. Kombetarja jone barazoi ne Tirane me Gjeorgjine, fitoi ndaj Qipros 6-1 dhe barazoi pa gola ne Estoni. Perballe nje kundershtari me te forte, kuqezinjte do te kene mundesine e testit te pare real, para se te nisin perballjet e "Euro 2012".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›