Partizani nuk toleron ndaj Besëlidhjes, thuajse shpëton Dinamo
TIRANE-U luajt java e parafundit e Kategorisë së Parë, javë që nuk mundi të vendosë edhe aq shumë gjëra në fund të klasifikimit, aty ku lufta është shumë e ashpër dhe do të “shuhet” vetëm pas 90 minutave të fundit të këtij sezoni. Kështu, Partizani nuk i ka hapur rrugë Besëlidhjes, edhe pse e kishte siguruar Superioren më parë. Barazimi 1-1 u ka prishur shumë punë lezhjanëve, që “de facto” janë të rënë në Kategorinë e Dytë.
Ka funksionuar në njëfarë mënyre thirrja publike e Dinamos karshi të kuqve për të mos toleruar, sepse kjo do të binte indirekt në kurriz të bluve. Këta të fundit kanë arritur të dalin me një barazim të bardhë nga transferta fushë-krujase, duke i marrë një pikë Ilirisë vendëse, ndërkohë që ndeshja ka qenë e tensionuar. Vendësit kanë pretenduar për një penallti, por nuk është gjykuar si e tillë nga kryesori Lorenc Jemini. Pas ndeshjes ka pasur edhe një goditje të një futbollisti të Ilirisë, Klodian Baku, nga një polic, duke i shkaktuar atij plagë. Fushë-krujasit vijojnë të mbeten të rrezikuar, ndërsa mbijetesa apo jo e tyre do të vendoset në javën e fundit, kur Iliria do të luajë në Lezhë. Dinamo do të presë Pogradecin në javën e 30-të, ku një fitore e mundshme kompleton mbijetesën e saj. Nga ana tjetër, Kamza mundi kampionët e së Parës, Lushnjën, skuadër kjo që luajti me disa të rinj. Si lagunarët, edhe Partizani e kanë siguruar ngjitjen në Superiore, teksa ballafaqimin e fundit do ta kenë mes tyre në “Roza Haxhiu”. Aty do të ngrenë titullin e kampionit lushnjarët dhe do të festojnë rikthimin në elitën e futbollit shqiptar pas 4 vitesh.
Për Naftëtarin çdo gjë kishte mbaruar, kështu që ndaj Adës nuk ka gjetur dot motiv për të sfiduar. Velipojakët kanë fituar 3-1 dhe kanë siguruar mbijetesën në këtë kategori. Himara dhe Butrinti, pavarësisht renditjes, ishin të shkëputura vetëm një pikë nga njëra-tjetra, kështu që dueli ishte mjaft i fortë. Goli i Gjondedës i ka dërguar në llogarinë e vendësve tri pikët, që marrin frymë të lehtësuar dhe ndihen më të sigurt për qëndrimin në Kategorinë e Parë. Gramshi, i rënë tashmë në të Dytën, dhe Elbasani ishin përballë njëri-tjetrit në Cërrik. Verdheblutë i kërkonin me çdo kusht 3 pikët, i morën ato, duke mos u ndier të rrezikuar. Duel i fortë ishte edhe ai midis Mamurrasit dhe Tërbunit, sepse skuadrat kërkonin t’i shkëputeshin njëra-tjetrës. Vendësit kanë qenë më të suksesshëm në shënimin e golave, duke fituar dhe qenë të qetë përfundimisht në këtë kategori. Burreli ka fituar me përmbysje një sfidë për jetë a vdekje ndaj Pogradecit. 3 pikët e marra në këtë transfertë e qetësojnë dukshëm situatën në kampin e Plorit, që prêt javën e fundit në shtëpi Mamurrasin.
JAVA E 29-të
Partizani – Besëlidhja 1-1
Tushe 74′ / Merdakoviç 27′
Kamza – Lushnja 5-3
Maho 13′, 53′, Bytyçi 44′ (pen), Gjoka 67′, Kënga 85′ / Canka 28′, 56′, Metushi 34′
Naftëtari – Ada 1-3
Alushi 78′ (pen) / Jacaj 41′, Puka 70′, Doçi 76′
Himara – Butrinti 1-0
Gjondeda 60′
Gramshi – Elbasani 2-3
Koçi 5′, Latifi 87′ / Dalipi 45′ (pen), Duka 50′, Gava 70′
Mamurrasi – Tërbuni 2-1
Metaj 40′, 65′ / Jevdjeviç 44′
Pogradeci – Burreli 2-3
Turshinka 7′, Çekici 10′ / Lekaj 37′, Mëllugja 54′, Pjetrani 63′
Iliria – Dinamo 0-0
RENDITJA
1 Lushnja 65
2 Partizani 55
3 Mamurrasi 43
4 Pogradeci 42
5 Tërbuni 40
6 Ada 40
7 Elbasani 40
8 Kamza 40
9 Himara 39
10 Burreli 39
11 Dinamo 37
12 Butrinti 37
13 Iliria 37
14 Besëlidhja 35
15 Gramshi 31
16 Naftëtari 20
Java e fundit
BESËLIDHJA - ILIRIA
DINAMO - POGRADECI
BURRELI - MAMURRASI
TËRBUNI - GRAMSHI
ELBASANI - HIMARA
BUTRINTI - NAFTËTARI
ADA - KAMZA
LUSHNJA - PARTIZANI
(d.b/BalkanWeb)