Partizani shperblehet nese fiton derbin
Ne rast se arrin nje rezultat pozitiv ne ndeshjen derbi, atehere mundesia qe lojtaret e Partizanit te marrin parate e prapambetura do te jete disi me e madhe. Ka disa kohe qe lojtaret nuk paguhen rregullisht sipas premtimeve te presidentit te ekipit, Albert Xhani. Sidoqofte, stafi drejtues ka shpallur si objektiv, te arrije nje rezultat pozitiv ne derbi, pavaresisht se do te kete apo jo shperblime, te kuqte jane ne pritje te muajit janar per te bere ndryshimet e duhura, me qellim qe t'i largohen momentit kritik, ne pjesen e pare te ketij sezoni. Partizani kaloi nje faze te pare me te dobet, por ne ndeshjen e fazes se pare, ndaj Tiranes, kur gjendja e bardhebluve ishte me e mire, te kuqte humben ne fund te takimit. "Nje humbje qe mund te ishte shmangur,"- thekson portieri Orges Shehi. "Por ne mund te arrijme nje rezultat pozitiv kete jave dhe synojme t'ia dalim mbane ndaj Tiranes," - shprehet portieri dhe kapiteni i te kuqve.