E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani, si në “luftë” me gjermanin e Vllaznisë, Shulse

Vllaznia do të luajë në "Qemal Stafa" kundër Partizanit (të shtunën në orën 18:00) pa katër lojtarë titullarë: Teli e Radusinovic të dëmtuar, si dhe Dabulën dhe Sukaj të skualifikaur. Mungesa që e shqetësojnë jo pak trajnerin gjerman të shkodranëve, Ulrih Shulse, por ende me doza entuziazmoi as rikurimit të Dalipit dhe Docit. Në pozita të kundërta (por jo komode) ndodhet trajneri i Partizanit, Neptun Bajko. Tekniku i të kuqve duhet të bëjë një autokritikë të "shëndoshë" para ultrasve të klubit të kuq, fillimisht me humbjen ndaj Elbasanit (0-1) dhe më pas, pas barazimit dëshpërues me Kastriotin në Krujë (2-2). Sinjali që erdhi të mërkurën nga Kupa e Shqipërisë, pas fitores së merituar me Lushnjën në Kupën e Shqipërisë (gol i Zhunjor), dëshmoi se nuk ekziston një krizë reale në kampin e presidentit Albert Xhani. Gjithsesi, Vllaznia është një nga ekipet që ka tronditur jo pak herë Partizanin në kryeqytet, madje ndeshja e tyre e fundit në "Qemal Stafa" përfundoi në barazim 2-2, rezultat që krijoi shumë dyshime për një rezultat të paravendosur, pasi të kuqtë udhëhiqnin 2-0 dhe ishin në kontroll total të ndeshjes. Partizani ka humbur dy takimet e fundit në shtëpi: me Tiranën (2-0) dhe Elbasanin (1-0).
Trajneri i Partizanit, Bajko, i ka besuar dyshes Zhunjor-Abilaliaj në repartin e avancuar, duke pasur në rolin e një trekuartisti të mirëfilltë Paulin Dhëmbit, autorit të golit të barazimit në Krujë. Vllaznia vjen në prezantimin e parë sezonal në kryeqytet pas fitores spektakolare me Dinamon (3-0) dhe një rezultat pozitiv në ballafaqimin e 125-të historik me të kuqtë, do t'i kalonte shkodranët me dy pikë ë shumë se rivali i tyre i së shtunës, kur diferenca në pikë para javës së 9-të është vetëm një pikë në favor të Partizanit: 14-13. Po të shohësh statistikat e sezonit, Vllaznia nuk ka mundur të fitojë asnjë takim nga 3 ndeshjet e luajtura në transfertë, ndërkohë që Partizani në katër ndeshjet brenda ka 2 fitore dhe 2 humbje. Objektivi i Partizanit është fitorja për ta cuar atë në kuotën e 58-të në 124 ballafaqimet historike me Vllazninë, që nga ana e tyre kanë bilanc vetëm 36 të tilla (31 barazime).
Kryendeshja e Kategorisë Superiore, ajo midis Partizanit dhe Vllaznisë, që do të luhet, ndryshe nga ndeshjet e tjera të së shtunës, në ora 18:00 dhe me drita në Stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa", do të gjykohet nga kryesori Evis Peza, me ndihmësa Arian Pregjën dhe Genc Malokun.

Partizani
Bilanci ne sezonin 2006-2007: 4 fitore, 2 baraziem., 2 humbje. Golat:. 12-8. Ndeshjet brenda: 2 fitore, 0 barazime, 2 humbje. Golat: 6- 6
Ndeshja e fundit: Kastrioti-Partizani 2-2
Vllaznia
Bilanci në sezonin 2006- 2007: 3 fitore, 4 barazime., 1 humbje. Golat: 12-8. Ndeshjet jashtë: 0 fitore, 2 barazime, 1 humbje, gol. 3 5
Ndeshja e fundit: Vllaznia-Dinamo 3-0
Bilanci ndërmjet tyre: 124 ndeshje; 57 fitore Partizani, 31 barazime, 36 fitore Vllaznia, golaverazhi: 180- 129

Dhjetë ndeshjet e fundit midis dy ekipeve
Vllaznia Partizani 1 - 0
Partizani Vllaznia 2 - 2
Vllaznia Partizani 1 - 0
Partizani Vllaznia 2 - 0
Vllaznia Partizani 4 - 2
Partizani Vllaznia 1 - 1
Vllaznia Partizani 3 - 1
Partizani Vllaznia 2 - 0
Vllaznia Partizani 3 - 1
Partizani Vllaznia 0 - 1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›