E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani-Vllaznia, në "bilbilin" e Evis Prezës

Janë caktuar sot gjyqtarët dhe anësorët për ndeshjet e javës së 9-të të Kampionatit të Futbollit të Kategorisë Superiore, si dhe ata për ndeshjet e javës së 8-të të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë. Kryendeshja e Kategorisë Superiore, ajo midis Partizanit dhe Vllaznisë, që do të luhet, ndryshe nga ndeshjet e tjera të së shtunës, në ora 18:00 dhe me drita në Stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa", do të gjykohet nga kryesori Evis Peza, me ndihmësa Arian Pregjën dhe Genc Malokun. Ndërkaq, të gjitha ndeshjet e tjera të të dy kategorive do të luhen në orën 14.00 dhe takimi i Kategorisë Superiore, Apolonia-Kastrioti, si dhe 3 takimet e Kategorisë së parë, Turbina-Laci, Tepelena-Erzeni dhe Bilishti-Skënderbeu, do të luhen të dielën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›