Partizani vuan mungesen e nje miqesoreje
Stervitje, gjume, stervitje. Ky eshte trekendeshi dybrinjenjeshem i nenkampioneve te vendit, Partizanit, qe ne ditet e nxehta te Pogradecit po vazhdon te kryeje pergatitjet per ndeshjen e kthimit te Kupes UEFA ndaj boshnjakeve te Shiroki Brijegut. Barazimi ne takimin e pare u jep shume shanse te kuqve per te kaluar ne turin e dyte, edhe pse ky objektiv nuk duket aq i lehte. Stafi teknik, por edhe lojtaret po plogeshtohen nga mungesa e nje ndeshjeje miqesore. Sipas asaj qe eshte thene ne media gjate ketyre diteve, sigurimi i biletes se kualifikimit ne turin e dyte te Kupes UEFA do te kete "vleren" e 2000 $ per secilin nga futbollistet titullare, kurse per te tjeret rreth gjysmen e kesaj shume.