Zllatko Dalic prezantohet diten e hene
Me sa duket Luka Bonacic ka lene shije te mira te Dinamo, edhe pse aventura e tij nuk pati nje happy-end, sic do te kishte enderruar kroati. Sidoqofte, per te vijuar punen e bashkekombesit te tij do te mendoje Zllatko Dalic, nje qe nga futbolli merr vesh qe c'ke me te. Ish-trajneri i Rijekes dhe Varteksit te Varazhdinit ne vendin e tij, hoqi dore nga Kombetarja U-21 te Kroacise, vetem e vetem per te marre drejtimin e 17 here kampioneve te vendit. Dinamo sheh te Dalic njeriun qe do ta ngreje akoma me lart emrin e saj dhe te afte per te sjelle nje fryme te re ne futbollin shqiptar. Zllatko Dalic pritet te mberrije diten e hene, kur do te behet dhe prezantimi i tij para medieve.