E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perpjekje per te minimizuar shperdorimin e ujit te pijshem

Ne kushtet e thatesires e te temperaturave te larta, furnizimi i konsumatoreve me uje te pijshem perben nje nga problemet kryesore te pushtetit vendor ne qytetin e Krumes. "Ne kushtet kur prurjet e ujit ne burimin e ujesjellesit kane rene rreth 50 per qind, furnizimi me uje te pijshem mund te konsiderohet normal, pasi gjate 24 oreve furnizimi i 1470 konsumatoreve eshte 8 ore", eshte shprehur nenprefekti i Hasit, Elez Maci. Sipas tij, po behen perpjekje qe te minimizohen pasojat negative, permes mbylljes se veprimtarise se 4 lavazheve, si dhe te kontrollit te perditshem te konsumit te ujit te pijshem nga bizneset private.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›