Evrope e hidhur per blute
Humbja ndaj kampioneve te Bosnjes, FK Modrices, ishte nje rezultat, qe asnje ne kampin blu nuk e priste. Fundja, per kete tur te pare eliminator gjithcka u nis keq nga drejtuesit blu, duke shkarkuar trajnerin kampion Ilir Daja dhe duke emeruar anonimin argjentinas, Marselo Zulata, qe per t'i dhene nje tis dyshimi skuadres se tij, solli disa anonime nga vendi i tij. Plas rremuja. I pari qe largohet eshte Elvis Kotorri, i cili nuk e sheh aspak te arsyeshme te mbroje porten blu, kur trajneri i ri sjell nje portier me vete. I dyti qe iken eshte Bekim Kuli. Kavajasi nuk pranon te behet pjese e kesaj Dinamoje te arnuar, qe tashme ka humbur nga skuadra kampione elemente si Abraham, Pejic apo Vincetic. Paraqitja ne Ligen e Kampioneve ishte nje katastrofe. Modrica nuk ishte aspak nje skuader e nje niveli te larte, por Dinamo u paraqit me poshte. Humbja ne Tirane nxori ne sheh mashtrimin argjentinas: skuadra nuk ishte skuader. Iken Zuleta me pjesen me te madhe te patrioteve te tij. Eshte Dalic, ai qe merr ekipin, edhe pse do te prezantohet diten e hene. Ndeshja e kthimit ne Zenica ishte akti i dyte i turpit. Goli i Daniel Xhafajt dha nje iluzion kualifikimi, por vendesit boshnjake cojne gjithcka ne vend me dy gola in-extremis, duke triumfuar dhe ne perballjen e dyte. Dje, ndersa skuadra ishte duke kaluar ne piken doganore te Hanit te Hotit, ishte e pamundur te kontaktoje me ndonje nga lojtaret, pasi te gjithe telefonat ishin fikur. Fundja nuk eshte e veshtire ta kuptosh situaten. Pas nje dushi te ketij lloji, askush nuk mund te dale me shpate ne dore, aq me teper lojtaret elitare te Dinamos. Eliminimi ne kete forme ishte mbase leksioni me i mire per drejtuesit me te larte te kryeqytetasve. Eksperimente nuk mund te behet me nje ekip kampion, aq me teper ne momentet kyc te sezonit, kur te gjithe shpresonin qe Dinamo te kalonte te pakten turin e pare. Tradita e futbollit shqiptar ne Evrope do te vazhdoje te jete po kjo: pengesa qe ne shkallen e pare dhe thyerje hundesh. Fundja, edhe investimet te ketij niveli jane, te mbushura me mungese eksperience dhe aspak profesionalizem. Sidoqofte, per Dinamon do te kete Kupa te Evropes dhe vitin e ardhshem.