Kater te vdekur nga korrenti
BERAT - Kater punetore kane gjetur vdekjen, teksa po punonin per hapjen e nje pusi ne oborrin e nje shtepie ne fshatin Hink. Burimet zyrtare te policise bejne te ditur se, viktimat Xhevahir Baho, 42 vjec, Agron Pepa, 42 vjec, Xhevahir Rebeshi, 55 vjec dhe Hekuran Behari, 50 vjec, banore te komunes Poshnje, kane gjetur vdekjen nga tensioni i larte, gjate punes se tyre ne hapjen e pusit.
Aksidenti
Punetoret kane montuar pajisjet dhe kane filluar ngritjen e kulles se shpimit. Ne momentin qe te kater kane pasur ne duar sonden, duke e ngritur lart ajo ka prekur nje link te tensionit te larte, te shtylles elektrike qe ka qene prane punetoreve. Kater punetoret kane gjetur vdekjen e menjehershme, fakt ky i pohuar edhe nga ekspertet e policise, te cilet, pas mberritjes ne vendin ku ndodhi tragjedia, kane konstatuar se vdekja e tyre ishte aksidentale.
Tentativa per hapjen e nje pusi, per te zevendesuar mungesen e ujit te pijshem, me mjete rrethanore dhe jashte cdo kushti teknik, ka shkaktuar kater viktima ne fshatin e Beratit. Xhevahir Rebeshi, nga fshati Hinke, ka kerkuar ndihmen e tre shokeve, per te hapur nje pus, kete radhe per familjen e tij. Bashkepunimi i tyre per kete proces pune nuk ishte i pari. Ata kane gjetur vdekjen, ndersa kishin nisur punen per hapjen e pusit te familjes se njerit prej tyre, por mjeti i punes se shpimit te pusit, sonda, ka rene ne kontakt me tensionin e larte, duke u shkaktuar vdekjen e menjehershme. Ekspertet e policise se qytetit te Beratit, qe kane mberritur menjehere ne vendngjarje, pasi hetimeve te kryera, kane pohuar faktin se vdekja e punetoreve ka qene aksidentale. Nderkohe qe specialiste te Sigurise Teknike prane Korporates Energjetike Shqiptare kane nisur verifikimet ne vendin ku ishin nisur punimet per hapjen e pusit, ne lidhje me sigurine e shtylles se tensionit te larte, qe u mori jeten kater personave. Sipas banoreve te zones perreth, Xhevair Bahaj, Xhevair Rebeshi, Agron Pepa dhe Hekuran Hekurani, njiheshin si punetore te hapjes se puseve ne zonen e Beratit dhe Lushnjes. Mungesa e ujit te pijshem ne fshatrat e ketyre rretheve ka bere qe keta kater burra, me pak investime te vetepunesohen si specialiste te kesaj fushe, duke bashkepunuar shume here se bashku per shpimin e puseve ne familje te ndryshme, kundrejt pageses qe ata percaktonin. Xhevair Rebeshi, 55 vjec, banor i fshatit Hinke, komuna Poshnje, ne rrethin e Beratit se bashku me tre shoket e tij, mbanin familjet e tyre me profesionin qe ushtronin prej disa vitesh. Nderkohe qe, mengjesi i dites se djeshme rezultoi fatal per Xhevahir Rebeshin dhe tre shoket e tij, duke rene pre e nje pakujdesie, kur po punonin ne token e tij per hapjen e pusit, kete radhe prone e 55-vjecarit Rebeshi. Nderkohe mesohet se banoret i kane dhene ndihmen e shpejte kater punetoree, por perpjekjet e tyre per t'i sjelle ne jete kane qene te kota.
KESH/ Shtylla ka qene brenda parametrave
Sipas eksperteve te KESH, te cilet kane shkuar menjehere ne vendngjarje per te pare kushtet ku kane punuar viktimat kane bere te ditur se gjithcka duket se ka ecur normalisht deri ne percaktimin e vendit ku do hapej pusi dhe hapjen e nje grope. Ne momentin qe Xhevahir Rebeshi, Xhevahir Bahaj, Agron Pepa, Hekuran Hekurani, kane nisur punen per montimin e pajisjeve mekanike nuk kane vene re linjen elektrike te tensionit te larte qe kalonte mbi ta. Kater burrat kane qene duke ngritur peshe nje tubo te larte prej 7,5 metra, e cila ka prekur telat e linjes te tensionit te larte, cka ka cuar nen tension punetoret, duke shkaktuar vdekjen e tyre te menjehershme. Toka e lagesht si pasoje e reshjeve te shiut rena gjate nates, si edhe ne momentin e ngjarjes, duket se ka qene fatale per kater punetoret. Tubi qe do te vendosej per montim mesohet se ka qene i laget dhe kontakti i tij me linjen e tensionit prej 6000 volt ka qene vdekjeprurese. Policia e konsideroj vdekjen aksidentale, ndersa hetimet ende vazhdoje. Nga te njejtat burime mesojme se nga verifikimi e bere ne shtyllen e tensionit te larte, shtrirja e saj ka qene brenda parametrave, ne nje lartesi prej 6 m e 30 cm nga toka, nderkohe qe tubi qe do te montonin kater burrat kishte nje gjatesi me te madh. Nderkohe qe specialiste te Sigurise Teknike prane Korporates Energjetike Shqiptare, pas mberritjes ne vendngjarje, kane kryer hetimet e nevojshme, per zbardhjen e ngjarjes.
Fiqiri Zeka, banor i fshatit Hink
"Kater personat i gjeta te shtrire"
Banori i pare qe ka pare viktimat mengjesin e djeshem tregon per gazeten "KJ':
"Ne aren e Xhevahir Rebeshit pashe kater njerez te shtrire pertoke. Njoha menjehere bashkefshatarin tim, Rebeshin. Kerkova ndihmen e nje mjeti te rastit, per t'i derguar drejt spitalit te Lushnjes, duke qene me afer se ai i Beratit. Nuk di te them ndersa ishin te gjalle apo jo, pasi dhe tronditja jone ishte e madhe, por kur shkuam ne Lushnje na thane se kishin nderruar jete. Une u mundova t'i shoh nese merrnin fryme, por isha shume i tronditur".
Flet kryeplaku, Xhevdet Zeka
"Fshati 18 vjet pa uje te pijshem"
Mungesa e investimeve per ndertimin e nje ujesjellesi ne fshat eshte shkaku i kesaj tragjedie, sipas kryeplakut te fshatit Hink, Xhevdet Zeka. "Banoret vuajne prej 18 vitesh pasojat e mungeses se ujit te pijshem. Ata udhetojne kilometra rruge ne kembe, pasi ne fshat mungon uji i pijshem. Shume here komuna ka kerkuar investime per ndertimin e nje ujesjellesi, por deri tani vetem premtime. Banoret gjejne si zgjidhje vetem hapjen e puseve me menyrat e tyre, duke rrezikuar dhe jeten, sic ndodhi sot", deklaron Zeka per gazeten "KJ".