Duka nuk ankohet në UEFA për Maqedoninë: Nuk pamë ndonjë veprm antishqiptar
Share
Edhe pse stadiumi Goce Delcev në Prilep të Maqedonisë ka ushtuar nga thirrjet Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë. Dhoma gazi për shqiptarët dhe Maqedonia e pastër, Federata jonë nuk ka ndërmend të dorëzojë ankesë në UEFA. Kjo federatë, që para pak ditësh u dënua me 50 mijë euro për ndeshjen me Francën, thotë se nuk pa asnjë problem e nuk vuri re asnjë sjellje antishqiptare në Prilep.
Arsyeja është se presidenti Duka nuk kërkon të prishë miqësinë me homologun Ristevski. Federata thotë se edhe nëse kanë qenë disa tifozë që kanë bërë thirrje antishqiptare, ata do izolohen.